Shtyhet sërish afati për provime të CMA-s

IMA (Institute of Management Accountant) ka shtyrë sërish afatin për provimet në modulet e certifikimit CMA (Certified Management Accountant). 

Me këtë vendim të IMA, afati i parë për këtë vit do të zgjasë nga 1 maji deri më 31 korrik, ndërsa afati për paraqitje të provimit do të zgjasë deri më 12 korrik. 

Ndërsa afati i dytë, i paraparë për muajt shtator-tetor, është vendosur që të përfshijë edhe muajin gusht të këtij viti. Pra, ky afat do të zgjasë nga data 1 gusht deri më 31 tetor të këtij viti. Ndërsa afati për paraqitje të provimit do të zgjasë deri më 15 tetor.

Kjo është shtyrja e dytë e afatit për regjistrim, si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. 

IKAF duke qenë se është partner i IMA për rajonin e Ballkanit Perëndimor për ofrimin e certifikimit CMA, do t’i mbajë të informuar të gjithë të interesuarit për të rejat e këtij certifikimi.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *