4 hapat që kontabilistët duhet t’i përcjellin gjatë kalimit në online

Gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19, ndonëse ka paralizuar shumë ekonominë botërore, ka krijuar edhe disa përparësi për shumë ndërmarrës, kryesisht të atyre që merren me shërbime. Ndër to është edhe kalimi i veprimtarisë së firmave nga forma tradicionale (kontakti fizik) në atë online. 

Një përparësi të tillë është shfaqur edhe për firmat e kontabilitetit. 

Sipas ekspertëve të fushës së kontabilitetit, ky kalim në online krijon një mundësi fantastike për të rritur klientët dhe të gjetjen e mundësive tjera për biznes. 

Mirëpo, para se të bëni një transformim të suksesshëm nga forma tradicionale e të bërit biznes në atë online, sipas ekspertëve, duhet t’u përgjigjeni pyetjeve në vijim: 

  1. Si e shihni vetën si një pronar biznesi në vitet e ardhshme?
  2. Çfarë anëtarë grupi apo klientësh dëshironi t’i keni?
  3. Çfarë shërbimesh dëshironi që firma e juaj t’i ofrojë?

Vizioni juaj është deklarata juaj e qëllimeve dhe vlerat tuaja kryesore do të përcaktojnë atë se si do të jetë i zbatueshëm vizioni në jetën reale. Tri pyetjet në vazhdim ju tregojnë mënyrën e definimit të vlerave kryesore:

  1. Çfarë vlere paraqitni ju si individ?
  2. Çfarë vlere paraqitni ju si klient?
  3. Dhe cilat nga vlerat tuaja specifikisht mbështesin vizionin tuaj në praktikë?

Gjithashtu për të kaluar online, ju duhet t’i specifikoni këto katër çështje:

-Zgjidhni tregun e synuar

Në momentin që keni zgjedhur vizionin dhe vlerat, tregu i synuar do t’ju sqarohet në mënyrë natyrshme. 

-Krijo ekipin e duhur të firmës suaj

Varësisht se çfarë klientë synoni, ju duhet ta ndërtoni ekipin brenda firmës. Nëse synoni klientë më të vegjël, punonjësit mund të jenë të kualifikuar mesatarisht, ndërsa synoni klientë të mëdhenj, ju duhet të keni kontabilistë dhe financiarë të nivelit të ekspertëve. 

-Planifikoni një strategji fituese të marketingut 

Varësisht nga niveli i klientëve që i keni, ju duhet të ndërtoni edhe strategjinë e marketingut dhe të zgjidhni aktivitetet. Strategjia e mirë e marketingut mund të bëhet duke: 

  1. U zgjeruar rrjetin e njohjeve përmes shtimit të kontakteve;
  2. Duke distribuuar online tekste dhe përmbajtje të kompanisë suaj;
  3. Duke organizuar trajnime online,
  4. Dhe duke i informuar për gjëra që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit të firmës por edhe ngjarjeve që ndërlidhen me fushën e kontabilitetit siç janë taksat dhe të ngjashme. 

-Zgjidhni programin (software) e duhur

Varësisht me nevojat e klientëve, ju duhet të zgjidhni programin e duhur që u përshtatet atyre. Edhe në këtë rast, programi mund të variojnë në përputhje me madhësinë e kompanive që ju i keni klientë. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *