4 këshilla për organizatat e kontabilitetit që dëshirojnë zbatimin e mësimit nga distanca

Përkundër përpjekjeve të mëdha për të lansuar mësimin online apo nga distanca, shumë organizata të edukimit profesional të fushës së kontabilitetit, nuk kanë arritur ta bëjnë atë në mënyrën më të mirë.

Mirëpo, gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19, ka shtyrë shumë prej këtyre organizatave që të gjejnë metoda që ta fillojnë mësimin nga distanca, për certifikime të ndryshme apo edhe për seminare, në mënyrë që mos ta humbin hapin. 

Të gjitha ato kompani apo organizata që ofrojnë kurse apo seminare të kontabilitetit në nivel global, janë duke u përpjekur që të gjejnë model më të përshtatshëm të mësimin nga distanca. Mirëpo, të gjitha ato që nuk e kanë arritur deri më tani, pritet të hasin në vështirësi dhe humbje gjatë këtij viti.

Ekspertë të kontabilitetit dhe mësimit online kanë paraqitur disa hapa drejtë krijimit apo përzgjedhjes së një platforme të përshtatshme për mësim online. 

Argumentimi i inovacionit  

Shumë kompani do të ndryshojnë strategji pas përfundimit të fazës krizës së krijuar nga pandemia COVID-19. Njëjtë ka ndodhur edhe pas periudhës së depresionit të madh dhe pas krizës financiare të viteve 2008-09. 

Në këtë aspekt, edhe mësimi nga distanca do të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve. Jo që do të jetë zgjidhja më e mirë, por do të jetë më e nevojshme. Kështu që shumë firma do të ndërtojnë platforma sa më kualitative për mësim nga distanca. 

Rezistenca ndaj ndryshimit është një nga barrierat më të mëdha për adoptim të inovacionit. Rregulli kryesor i menaxhmentit të ndryshimit është krijimi i një grupi të liderëve të cilët i bindin dhe përkrahin pjesën tjetër të personelit për ndryshim. 

Ndryshimi është i domosdoshëm dhe, si rrjedhojë, edhe kalimi në mësimin në distancë do të jetë i pashmangshëm. Kështu që të gjitha ato kompani/organizata që arrijnë ta bëjnë këtë sa më shpejtë, nuk do të ballafaqohen me problemet e së ardhmes. 

Për këtë arsye, është koha tani që të investohet në platformat për mësim nga distanca. 

Si të investohet në këto platforma?

Investimi në platforma për mësim nga distanca mund të duke i mirë. Por duhet të dihet cilat janë mundësitë që, përmes tyre, të arrihet angazhimi aktiv i studentëve, promovimi i interaksionit dhe të arrihen objektivat e mësimit?

Ekspertët e këtyre fushave kanë paraqitur 4 hapa për t’i plotësuar këto pyetje:

  1. Përfshijeni këtë në kuadër të vizionit tuaj. Duke e bërë një gjë të tillë, ju do të arrini planit tuaj për këtë metodë të mësimit. 
  2. Filloni me diçka më të arritshme. Krijoni grupe me pjesëmarrës më të gatshëm për mësim nga distanca dhe shihni se si po rrjedh ky proces. 
  3. Studioni më shumë rreth asaj që është më e arritshme. Ju keni shumë pyetje pa përgjigje rreth zbatimit të vizionit tuaj. Dizajnoni një platformë që është më e kapshme për mundësitë tuaja. 
  4. Përmirësoni vazhdimisht vizionin tuaj. Pavarësisht platformës së mësimit në distancë që ju do të përdorni këtë vit, ky projekt do të ketë sukseset dhe dështimet e tij. Kështu që kthehuni në vizionin tuaj dhe përdorni përvojën tuaj për ta bërë atë më të mprehtë dhe rrugën tuaj përpara më të përcaktuar.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *