Shpallja për anëtarësim pa pagesë

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) për të gjithë studentët e universiteteve partnere do të ofrojë anëtarësi falas për vitin 2019 në nivelin Bookkeeping (Nëpunës Kontabiliteti).

Kuiz bazik për Bookkeeping

Studentët të cilët do të përfitojnë nga kjo mundësi duhet të jenë nga këto univesitete:

  • Universiteti Publik i Prishtines (Hasan Prishtina), Fakulteti Ekonomik
  • Universiteti Publik i Gjilanit (Kadri Zeka), Fakulteti Ekonomik
  • Univeristeti Publik i Pejës (Haxhi Zeka), Fakulteti i Biznesit
  • Kolegji Globus – Prishtinë
  • Kolegji Universitar i Biznesit – Tiranë

Nga ky anëtarësim falas në Bookkeeping, studentët do t’i kenë këto përfitime:

  • Si anëtar i IKAF-it ju do të tregoni përkushtim ndaj standardeve, ndryshimeve ligjore dhe praktikave profesionale.
  • Edhe nëse nuk jeni certifikuar me IKAF-in, ekziston mundësia, që ju të fitoni statusin tuaj të anëtarësimit sipas rregulloreve të IKAF.

Përveç këtyre, përmes anëtarsimit dhe certifikimi në Bookkeeping në IKAF, studentët do të kenë mundësi që:

  • T’u shtohen gjasat për 99 përqind për punësim brenda dhe jashtë vendit;
  • Certifikimet t’i njihen ndërkombëtarisht nga organizata britanike me renome ndërkombëtare AAT dhe organizatat tjera partnere të specializuara në Bookkeeping.

Avantzhe tjera nga anëtarësimi në nivelin Bookkeeping:

  • Të njdekin disa seminare të vlefshme për kredi të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP);
  • Të kenë qasje në Sistemin e Menaxhimit të Studetëve (SMIS), përmes së cilit do të kenë qasje në Informata të ndryshme profesionale;
  • Webinare;
  • Takime Informuese (Info-sesione);
  • Lirimi nga anëtarsimi i bije zbritje në çmimin total të trajnimeve dhe certifikimeve në Bookkeeping nga IKAF.

Për të përfituar nga kjo mundësi, studentët kërkohet të aplikojnë nga 15 maj deri më 31 maj të këtij viti.

15MajGjithë ditën31IKAF ofron anëtarësi falas në nivelin BookkeepingKjo ofertë vlen nga 15 maji deri më 31 maj të këtij viti.229 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *