Detyrat kryesore të një Nëpunësi të Kontabilitetit (Bookkeeping)

Nëpunësit Kontabiliteti (Bookkeeping), mund të punojnë në shumë organizata, duke përfshirë firmat e kontabilitetit, shërbimet e përgatitjes së taksave dhe organizatat e pagave. Ky profesion gjithashtu është i përshtatshëm për departamente qeveritare, shkolla dhe kryesisht për biznese të vogla dhe të mesme të industrive të ndryshme.

Por cilat në të vërtetë janë detyrat e një Nëpunës të Kontabilitetit?

Përgjegjësitë

Regjistrimi dhe bilanci i transaksioneve financiare për punëdhënësin ose klientin, janë vetëm disa nga përgjëgjësitë e Nëpunësit të Kontabiliteti. Përgjegjësitë mund të ndryshojnë varësisht nga natyra e veprimtarisë së klientit. Ndërsa, detyrat e një Nëpunësi të Kontabilitetit tipik përfshijnë:

Regjistrimi i shpenzimeve të biznesit dhe të ardhurave tw pranuara në libra fizikë ose në softuerin e kontabilitetit dhe zyrës;

Marrja, procesimi dhe regjistrimi i pranimit të parave, çeqeve dhe kuponave për klientët;

Dërgimi pagesave të klientit apo punëdhënësit në kesh, çeqe apo forma tjera tek institucionet financiare;

Përgatitja dhe shpërndarja e faturave për të mbledhur parat që i detyrohen klientëve të biznesit;

Identifikimi i palëve që u kanë para borxh klientëve;

Pranimi i faturave dhe verifikimi i listës së pranimeve të produkteve dhe shërbimve;

Përputhja e faturave me kontratat dhe urdhër-pagesat;

Të sigurohet që ka përpunim korrekt dhe të shpejtë të pagesave;

Kalkulimi i listës së pagave për të qenë të sigurtë që janë paguar të gjithë klientët e biznesit, dhe se të gjithë punonjësit e kontraktuar kanë pranuar paga të shpejta dhe të sakta;

Riimbursim i punonjësit për shpenzimet e biznesit;

Shpërndarja e parave të imëta tek punonjësit;

Procesimi dhe dosjimi i taksave për paga;

Menaxhimi i furnizimit me produkte dhe pajisjeve për zyrë;

Regjistrimi për inventor;

Prodhimi i raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore, duke përfshirë bilancet e gjendjes, pasqyrat e të ardhurave, totali për llogari duke për fshirë ato të arkëtueshme dhe të pagueshme;

Verifikimi saktësisë së të gjitha shpenzimeve dhe shifrave nga të ardhurat dhe raporteve financiare;

Zgjidhja e mospërputhjeve në raportin financiar;

Komunikoni me klientët e biznesit ose punëdhënësit për situatat e tyre financiare, nevojat e buxhetit dhe kufizimet buxhetore;

Përgatitja e raporteve e të hyrave tremujore si dhe depozita tatimore të listës së pagave;

Përgatitja e raporteve vjetore për pagesa të taksave komunale dhe qendrore.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *