IKAF organizon seminarin – Qasja Praktike Në Auditimin e Jashtëm

IKAF është duke e organizuar seminarin e radhës me temë “Qasja Praktike Në Auditimin e Jashtëm”.

Në vazhdën e seminareve të vlefshme për Edukim të Vazhdueshëm Profesional “EVP”, Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa “IKAF”, të premten dhe të shtunën (10 dhe 11 maj) është duke e mbajtur seminarin i cili i dedikohet praktikës së Auditimit të Jashtëm.

Pjesëmarrësit në këtë seminar të cilët janë të profesionit – Auditor të Jashtëm, do të kenë mundësi që të njohin për nga afër këto praktika nga ligjëruesi Shkëlqim Xhema.

Ky seminar ofron mundësi për pjesëmarrësit të njohin mënyrën praktike të dokumentimit të letrave të punës nga angazhimi i klientit deri te finalizimi i raportit të auditimit, duke e ditur se realizimi në praktikë i një procesi të auditimit, pothuajse shpesh sfidon njohuritë teorike.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë seminar do të kenë mundësi që të fitojnë 7 kredi të vlefshme për EVP.

Në anën tjetër, IKAF do të vazhdojë që të ofrojë seminare tjera të edukimit profesional. Kjo e bënë Institutin lider në përkushtimin për edukim profesional dhe përfshirjen e inovacioneve në fushat e Kontabilitetit, Auditimit dhe Financave.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *