Seminari për Raportim të Pasqyrave Financiare, grumbullon numër të madh të vijuesve

Seminari i radhës i organizuar më 7 dhe 8 shkurt nga IKAF me temën “Raportimi i Pasqyrave Financiare bazuar në Standardet Ndërkombëtare”, ka arritur të grumbullojë një numër të konsiderueshëm të vijuesve.

Numri i madh i të intersuarve arsyetohet me faktin se raportimi i Pasqyrave Financiare u bë temë kryesore tek profesionistët e kontabilitetit dhe përfaqëuesit e ndërmarrjeve në përgjithësi, pas debatit rreth Ligjit Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim dhe Udhëzim Administrativ MR – Nr. 07/2019.

Ndërë temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar nga ligjëruesi Hajdar Hoxha, të vlefshëm për kredi në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP), ishin:

1. SNK 1 – Paraqitja e Pasqyrave Financiare;

2. SNK 10 – Ngjarje pas datës së Pasqyrës së Pozicionit Financiar;

3. SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat;

4. SNK 16 – Aktivet Afatgjata Materiale ”Rivlersimi i Pasurisë”;

5. SNK 37 – Provizionet, Detyrimet e Kushtëzuara dhe Aktivet e Kushtëzuara;

6. Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar për Njësitë e Vogla dhe të Mesme (SNRF për NjVM);

7. Ligji Nr. 06/L-032 – Për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;

8. Udhëzim Administrativ MR – Nr. 07/2019 Për Strukturë, Përmbajtjen dhe Dorëzimin e Raportimeve Financiare Vjetore;

9. Certifikimi i Raporteve Financiare- Rast Studimor.

IKAF vazhdon të jetë liderë në seminaret e edukimit të vazhdueshëm profesional. Gjatë këtij viti, pritet që numri i seminareve të jetë edhe më i madh se vitet e kaluara.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *