A duhet që të kalojmë sa më shpejtë në platforma “Cloud”?

Suksesi i një pronar të biznesit që përpiqet të zgjidh kërkesat e shumta të punës, varet në masë të madhe nga fakti se si programi apo platforma e kontabilitetit mund t’i trajtojë detyra të rëndësishme.

Nëse aplikacioni që përdorni e ka të pamundur që të trajtojë të dhëna nga burime të ndryshme, atëherë ai dështon që të ketë informacion të sakt dhe të personalizuar. Për shembull, si rrjedhojë e kësaj, ju mund të mos merrni mundësi të mëdha për ta bërë rrjedhën tuaj të përditshme më të lehtë dhe më efikase.

Kërkesa për programet/platformat për efiqencë në kontabilitet është duke u rritur në masë të madhe, në fakt, tregu për këto platforma nga viti 2017 deri në vitin 2026, pritet të rritet në 105%.

Një pjesë e kësaj i atribuohet integrimit global e këtyre platformave të kontabilitetit me telefona të menqur, tabletë dhe kompjuterë. Çka do të thotë kjo për ju? Nëse jeni person që i bëni detyrat e shtëpisë, gjetja e një zgjidhjeje që i përshtatet nevojave tuaja specifike nuk duhet të jetë më e vështirë.

Një nga kompanitë më të mëdha botërore në prodhimin e programeve “Gravity Software” ka bërë një pyetësor i cili prek një sërë çështjesh që ndërlidhen me platformat “Could” për kontabilitet.

IKAF e sjell për lexues, në mënyrë që të ngritet niveli i informimit dhe sensibilizimit për rëndësinë e tyre.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *