Cilat ndërmarrje duhet që nënshkrimin e pasqyrave financiare ta bëjnë nga një kontabilist i certifikuar?

Të gjitha llojet e ndërmarrjeve (përjashtuar ato mikro) nga tash e tutje duhet që, pasqyrat financiare t’i kenë të nënshkruar nga zyrtarë financiarë, që janë kontabilistë të certifikuar.

Këtë e parasheh Ligji Nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Audit dhe Udhëzimi Administrativ MF-Nr. 07/2019 për strukturën, përmbajtjen dhe dorëzimin e raportimeve financiare vjetore.

IKAF ka arritur që të bëjë një sqarim të Ligjit në fjalë dhe Udhëzimit të ri Administrativ, për të gjithë anëtarët dhe lexuesit tjerë.

Në këtë sqarim, janë paraqitur llojet e ndërmarrjeve dhe detaje tjera që ndërlidhen me raportimet financiare.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *