Seminari dyditor “Menaxhimi i Buxhetit dhe Kontabiliteti Publik (SNKSP-IPSAS)” në Shqipëri i përfundoi punimet me sukses.

Në Shqipëri, më 28 Nëntor 2021, i mbaroi punimet e veta Seminari dyditor “Menaxhimi i Buxhetit dhe Kontabiliteti Publik (SNKSP-IPSAS)”, i cili ishte i dedikuar: Udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, Kryeshefav Ekzekutiv, Drejtorëve, Auditorëve të Brendshëm, Zyrtarëve ose Menaxherëve Kryesor Financiar, Zyrtarët të Buxhetit e Financave, Zyrtarët e Prokurimit, Zyrtarët Certifikues, Aprovues dhe Zotues, apo Zyrtarët tjerë relevantë të Institucioneve Qeveritare Qëndrore dhe lokale, Autoriteteve, Agjencioneve ose Autoriteteve tjera Qendrore, Rajonale, Komunale ose Ekzekutive, Drejtorëve të Departamenteve etj.

Seminari ishte i organizuar nga Instituti KAF në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional dhe pjesëmarrësit përfituan 10 orë EVP.

Disa nga temat e trajtuara gjatë punimeve të këtij seminari ishin: Rregullat dhe procedurat e Ministrisë së Financave, Procesi Buxhetor, Përgjegjësitë e Zyrtarit Kryesor Financiar sipas kërkesave të LMFPP-së, Korniza afat-mesme e shpenzimeve dhe Buxhetimi, Ekzekutimi i Buxhetit, Sistemi i Menaxhimit të Financave Publike, Paradhëniet (avancet), Regjistrimet në SIMFK, Barazimi i regjistrave kontabel në SIMFK dhe Llogarive të OB-e në BQK, Rregullat për mbylljen e Vitit Fiskal, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IPSAS), Evidencat Kontabël, Elementet e Kontabilitetit, Parimi i kontabilitetit akrual në krahasim me parimin në para të gatshme, Raportimi financiar i organizatave buxhetore sipas kërkesave të LMFPP duke zbatuar Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSAS), Punë Praktike etj.. 

Temat u trajtuan me një profesionilzëm të lartë nga z.Nysret Koca zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Thesarin e Shtetit (MeF), Ligjërues dhe Bashkëpunëtor Profesional në Institutin KAF, Trajner i Licensuar nga ACCA për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSAS). Z. Koca poashtu, është ekspert i financave publike dhe ka provojë afër dy dekadave në Ministrinë e Financave, i diplomuar në programin dy vjeqarë për zhvillim profesional dhe lidership nga Bearing Point-USAID, është Certifikuar si Trajner për Kontabilitet dhe Aplikim në Sisitemin e Menaxhimit të Financave Publike (PDP Australia Pty Ltd), dhe jo vetëm.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin përfaqësues nga: Institucioni Avokatit i Popullit, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, KRM ”Ambineti” SH.A. – Pejë, K.R.M EKO Regjioni, N.P. Trepça Sh.A., Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar, KAF Group, BB Consultig SHPK, Transparent Consulting LLC, Bylmeti-KS SH.P.K, Oda e Stomatologeve te Kosoves, Accounting Service-As SH.P.K, dhe përfaqësues të tjerë të sektorit privat.

A group of people in a meeting

Description automatically generated with medium confidence

Mbyllja e punimeve u vlerësua lartë nga pjesëmarrësitë, ku në përmbyllje u diskutuan edhe për temat e lira, por që ishin në interes të pjesëmarrësve. Seminari u organizua edhe Online.

Ndërsa në fjalën përmbyllëse z. Bujar Krasniqi – Drejtor Ekzekutiv i Institutit KAF, i cili i fillimisht i uroi të gjithë pjesëmarrësit në Klasë dhe Online Festën e 28 Nëntorit – Ditën e Pavarësisë së Shqipëris, poashtu i falenderoi për pjesëmarrje, kurse seminarin dyditor e cilësoi si njëri ndër seminaret që ka dhënë frymë pune dhe përshëndeti punën e ligjëruesit z.Koca.

Të gjithë pjesëmarrësve në klasë ju ndanë certifikatat për pjesëmarrje.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *