Auditori i Përgjithshëm i Autoritetit të Auditimit të Maqedonisë së Veriut për auditimin e fondeve IPA, mirëpriti në takim përfaqësuesit nga Instituti KAF

Me datë 24 nëntor 2021, në ambientet e Autoritetit të Auditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Auditori gjeneral Z.Adem Curri priti në takim përfaqësuesit e Institutit KAF, drejtorin ekzekutiv z. Bujar Krasniqi dhe bashkëpunëtorin profesional  dhe ligjëruesin Z.Bezad Halilaj.

  Një takim profesional dhe miqësor, në kuadër të identifikimit të mundësive për një bashkëpunim afatgjatë dhe të frytshëm.  

Z. Bujar Krasniqi në emër të Institutit KAF ofroj mbështetje në ngritjen e kapaciteteve dhe ekspertizës në fushën e certifikimeve të shumta ndërkombëtare.  Me këtë rast ofroj simbolikisht edhe disa libra, si për trajnimin/certifikimin për IT Audit dhe CMA.  Të dyja palët potencuan se Audit IT është ndër trajnimet më të kërkuara dhe që kërkohen vazhdimisht edhe për auditim të fondeve IPA. 

  U diskutuan edhe sfidat e reja që do t’i paraqiten Kosovës për auditim të brendshëm publik në kuadër të zbatimit të Programeve të Asistencës së BE-së përmes IPA-s.  

Kurse, Z. Bezad Halilaj theksoi se do të ishte e mirëseardhur intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave, duke përfshirë edhe institucionet e Kosovës për të identifikuar sfidat dhe praktikat më të mira në auditim të brendshëm publik në kuadër të zbatimit të Programeve të Asistencës së BE-së përmes IPA-s. Po ashtu, theksoi se është e nevojshme transferimi nga auditimet tradicionale tek rritja e edukimit te vazhdueshem ne auditim te performancës, menaxhimit të rrezikut dhe fusha të tjera të reja. 

Z. Adem Curri shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën dhe i cili u ftua në takimin e radhës të jetë në Kosovë në një event që IKAF do të organizojë për Fondet IPA.  Eventi do ketë tema diskutimi: 

a) Identifikimi i fondeve dhe 

b) Mirëadministrimin i fondeve publike të BE-së.

Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it falënderoi Z.Adem Curi për kujdesin që tregon në diversifikimin e bashkëpunimit me Institutin KAF dhe Institucionet e Kosovës.

“Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë”

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *