Për të dytë radhazi, u mbajt Seminari me temën: “Roli i Komitetit të Auditimit dhe Auditimi i Brendshëm në Qeverisjen e Ndërmarrjeve Publike dhe Organizatave Tjera”

Me promovimin e një sistemi të menaxhimit dhe kontrollit të organizatave në përputhje të plotë me parimet dhe praktikat më të mira, i mbylli punimet Seminari “Roli i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Qeverisjen e Ndërmarrjeve Publike dhe Organizatave tjera” organizuar nga Instituti KAF, në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.

Në të cilin morrën pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve nga instituticione dhe organizata të ndryshme si: Institutucioni Avokati i Popullit, Ngrohtroja e Qytetit “Termokos”, KRU Gjakova, Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, K.R.M EKO Regjioni, Korporata Energjitike e Kosovës, Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH.A.), Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, KRM ”Ambineti” SH.A. – Pejë, KAF Group, Eurometal SH.P.K, Roal Consulting SH.P.K, Transparent Counsulting dhe të tjerë..

A group of people posing for a photo

Description automatically generated

Qeverisja e korporatës përkufizohet si nje sistem i menaxhimit dhe kontrollit të një organizate në përputhje me parimet dhe praktikat më të mira. 

Pjesëmarrësit mësuan të eksplorojnë trendet aktuale dhe zhvilluese të organizatës ku punojnë dhe çështjet e ndryshme lidhur me financat publike. Ata po ashtu, mësuan të kenë një rol shumë të rëndësishëm në mjedisin e sotëm të organizatës, përtej pajtueshmërisë dhe planfikimit buxhetor tradicionalë, duke mundësuar që menaxhmenti të arrijë planifikim dhe ekselencë operative.

Drejtuesi i Seminarit, z. Bezad Halilaj, në fjalën përmbyllëse u shpreh i kënaqur nga niveli i lartë i pjesëmarrjes së kandidatëve në këtë seminar, të cilët janë akter kryesor për të lënë gjurmë në fushën e menaxhimit, kontrollit, dhe mentorimit. 

Nxitjet që u dhanë dhe mënyra se si u trajtua tema, ngjalli entuziazëm dhe interesim të pjesëmarrësit. 

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *