Seminar për ndryshimet e fundit dhe raportimet e nevojshme sipas legjislacionit tatimor

IKAF ka organizuar seminarin e radhës që ka të bëjë me ndryshimet e fundit dhe raportimet e nevojshme sipas legjislacionit tatimor.

Në seminarin e organizuar për këtë fundvit, i cili u mbajtë në Tiranë, janë trajtuar tema si ndryshimet tatimore dhe raportimet vjetore (sipas ATK-së), dhe ndryshimet tatimore të mundshme nga viti 2019.

Gjatë këtij seminari, të pranishmit patën mundësinë që të marrin leksione nga trajnuesi lidhur me mënyrat se si bëhet përgatitja e raportimeve dhe ndryshimet për periudha tjera.

Grupet pjesmarrëse në këtë seminar, patën mundësinë e diskutimeve të ndryshme lidhur me praktikat tatimore për organizatat që përfaqsonin dhe me përgatitjen/rishikimin e raportimeve finale të vitit që po e lëmë pas.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin udhëheqës dhe zyrtarë të ndryshëm të institucioneve publike dhe private.

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) gjatë vitit 2018 ka arritur që të organizojë 14 seminare në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD) me gjithsej 120 EVP.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *