IKAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me institutin amerikan IMA

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Institutin për certifikimin e Menaxherëve të Kontabilitetit – “Institute for Management of Accountants” (IMA) me seli në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Kjo marrëveshje është ndër arritjet më të mëdha në nivelin e trajnimeve në Kosovë dhe rajon, me qenë se IKAF do të jetë partner i IMA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e arritur me këtë institut me renome botërore përfshinë mundësinë e trajnimit dhe certifikimit të  Menaxherëve të Kontabilitetit (CMA) dhe Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPE) me kredi ndërkombëtarisht të njohura nga Asociacioni Amerikan për Kontabilitet (NASBA). Ndërsa të gjitha këto trajnime dhe certifikime, IKAF do t’i ofrojë shumë shpejtë për të gjithë të interesuarit nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe më gjerë.

Në të njëjtën kohë, përveç tjerash, IMA për anëtarët e IKAF-it, do të ofrojë edhe një zbritje deri në 30 përqind për shërbime të ndryshme, siç është anëtarsimi direkt në IMA etj.

IMA është e vetmja organizatë në botë për certifikimin Menaxherëve të Kontabilitetit (CMA), i vlefshëm për çdo pozitë udhëheqëse të një kompanie, duke përfshirë edhe Drejtorin Ekzekutiv (CEO) si dhe atë Financiar (CFO).

Kjo organizatë amerikane ka traditë 100 vjeçare në certifikime profesionale, numron mbi 100 mijë anëtarë në gjithë botën dhe operon në 140 shtete.

Marrëveshja me IMA është vetëm një fillim i partneriteteve me organizata tjera ndërkomëtare që IKAF pritet t’i arrijë brenda muajit Janar dhe pjesës së parë të vitit 2019.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *