IKAF numër një në vend për Edukim të Vazhdueshëm Profesional

Viti 2018 për Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), është veçuar me arritjen e rezultateve rekorde. Përveç partneriteteve më organizata ndërkombëtare të kontabilitetit, auditimit dhe financava në përgjithësi, IKAF ka arritur që në vitin që e lëmë pas, t’a shënoj edhe një rekord në aspektin e organizimit të seminareve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP/CPD).

Vetëm gjatë vitit 2018, IKAF ka arritur t’i organizoj 14 seminare brenda dhe jashtë Kosovës, në të cilat janë trajtuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me fushëveprimtarinë e Institutit.

Në bashkëpunim me partnerë në Maqedoni, IKAF në shkurt të vitit 2018, organizoi në Shkup seminarin e parë të vitit me temën “SNRF, Raportet Financiare & Kontabilitetit për audituesit e brendshëm”.

Gjatë të njëjtit vit, IKAF ka arritur që brenda seminareve të përfshijë edhe tema që janë shumë aktuale e që po e prekin fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave, siç është avancimi i tekonlogjisë informative dhe përdorimi i platformave online. Vetëm gjatë muajit nëntor 2018, IKAF organizoi tre (3) seminare me temat: a) Audtimi i Tekonologjisë Informative dhe Kontrollet, b) Roli i zyrarëve dhe menaxhmentit në hartimin në praktikë të regjistrave të riskut dhe monitorimi dhe c) Roli i zyrtarëve dhe menaxhmentit në implementimin dhe ndjekjen e rekomandimeve të auditimit.

Me organizimin e 14 seminareve me 120 EVP, vetëm brenda një viti, IKAF ka arritur që të jetë udhëheqës në këtë fushë në Kosovë dhe rajon. Në vazhdim po paraqesim numrin dhe llojin e seminareve të organizuar nga IKAF brenda vitit 2018:

 EVP- të e mbajtura gjatë vitit 2018

Nr. Titulli EVP Data Vendi Orët e Verifikueshme
1 SNRF, Raportet Financiare & Kontabilitetit për audituesit e brendshëm 12 Shkurt 2018 Shkup-Maqedoni 6 EVP
2 Auditimi i Brendshëm i bazuar në Rrezik 22-25 Mars Maqedoni 10 EVP
3 Qasja Praktike në Auditimin e Jashtëm 20-21 Prill 2018 Prishtinë 10 EVP
4 Menaxhimi i Rrezikut dhe Roli i Auditorit të Brendshëm 21-24 Qershor 2018 Shqipëri-Durrës 12 EVP
5 E drejta për të Zbritur TVSH-në dhe Rregullimet e Zbritjeve 30 Qershor 2018 Prishtinë 6 EVP
6 GDPR Implementimi nga Zyrtarët Përgjegjës dhe Qasja e Auditimit të Brendshëm 15 Gusht 2018 Prishtinë 3 EVP
7 Tatimi mbi Vleren e Shtuar (Trajnim) 15-16 Tetor 2018 Prishtinë 10 EVP
8 Konferenca e 4 Shkencore “Sfidat e Auditimit te Brendshem” IIA Maqedoni 25-26 Tetor 2018 Shkup-Maqedoni 14 EVP
9 Roli i zyrtarve dhe menaxhmentit ne implementimin dhe ndjekjen e rekomandimeve te auditimit 16-17 Nentor 2018 Prishtinë 9 EVP
10 Auditimi i TI-se dhe Kontrollet 29.11.2018-02.12.2018 Maqedoni-Struge 8 EVP
11 Roli i zyrareve dhe menaxhmentit ne hartimin ne praktik te regjistrave te riskut dhe monitorimi 29.11.2018-02.12.2018 Maqedoni-Struge 8 EVP
12  Përmirësimi i menaxhimit financiar dhe kontrollit me anë të kuadrit ligjor për realizimin e punës audituese 13-16.12.2018 Budva-Mali I Zi 8 EVP
13 Planifikimi i auditimit dhe qasja praktike në auditimin e brendshëm, në sektorin publik dhe privat 13-16.12.2018 Budva-Mali I Zi 8 EVP
14 Ndryshimet e fundit te legjislacionit tatimor dhe raportimet e nevojshme 27-30.12.2018 Tirane-Shqiperi 8 EVP

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *