IKAF vazhdon me modulin e radhës së certifikimit amerikan CMA

Certifikimi shumë i kërkuar amerikan CMA (Kontabilist i Certifikuar i Menaxhimit) do të vazhdojë me pjesën tjetër të ligjëratave.

Pjesa e ardhshme “Planifikimi Financiar, Performanca dhe Analitika” do të fillojë më 25 qershor të këtij viti.

Thirrja për pjesën tjetër të certifikimit CMA, përveç studentëve aktualë, do të jetë e hapur për të gjithë kandidatët e rinj të mundshëm që kërkojnë këtë kredencial të profilit të lartë.

IKAF tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet për fillimin e pjesës pasues të CMA-s dhe njëkohësisht, ka arritur të sjellë profesorë të nivelit të lartë nga SHBA-të si dhe kurrikulën me azhurnime më të fundit. Ligjëratat do të jenë në dispozicion vetëm në internet, për shkak të kufizimeve të lëvizshmërisë për si pasojë e pandemisë COVID-19.

Projektuar nga Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Menaxhimit (IMA) – certifikimi CMA, përmes IKAF, do t’u ofrohet kandidatëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.

IKAF fton të gjithë kandidatët e interesuar që kanë përvojë në fushat përkatëse, ambicie për të rritur njohuritë e tyre në menaxhim dhe financë, ose kërkojnë një certifikim të njohur në të gjithë botën, që të fillojnë të aplikojnë tani.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth certifikimit CMA, dhe për të parë udhëzimet e hollësishme për formularin e aplikimit dhe procesin e regjistrimit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *