Rënia e besueshmërisë së kontabilistëve, shkak i problemeve në ekonominë amerikane, kineze dhe evropiane

Besimi ekonomik në mbarë botën është zhytur në një pikë të re të ulët, sipas një studimi të ri të bërë nga kontabilistë të Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar (ACCA) dhe Institutit të Menaxhimit të Kontabilitëve (IMA).

Hulumtimi tremujor për Kushtet Globale Ekonomike, i publikuar të enjtën, ka zbuluar se besimi i anëtarëve të ACCA dhe IMA ka pasur rënien më të madhe prej të gjitha kohërave në tremujorin e katërt të vitit 2018 marrë parasysh që edhe raporti i rregullt i tremujorit të tretë ka pasur rënie. Faktori që ka ndikuar në këtë rënie ka qenë rritja e zbehtë ekonomike në SHBA, Kinë dhe Evropë. Në SHBA, rënia e besueshmërisë që pasqyrohet prej paqëndrueshmërisë së tregut të aksioneve reflektohet edhe nga politika monetora dhe fiskale që po gëzon mbështetje edhe më të vogël.

“Besueshmëria në SHBA ka rënë sërish në tremujorin e fundit të vitit të shkuar dhe tash është në nivelin më të ulët ndonjëherë”, ka thënë Warner Johnson, i pari i ACCA-së në SHBA, duke shtuar se kërkesa ka filluar të bije, duke pasur parasysh nivelin e normës së interest dhe impaktit të politikave fiskale.

Mirëpo, përkundër kësaj, ende ka shpresa për rritje, pasi që GDP në SHBA pritet të ketë rritje nga 2 në 2.5 për qind në vitin 2019. Ndërsa, arsyet për pritje jo të mira në këtë vit, do të jenë vendimet e qeverisë amerikane për shkurtime, që do të kenë ndikim negativ në ekonomi.

Normat e larta të interesit për hipotekë është indikator i dobët i ndërtimit të shtëpive në SHBA, por tregu i punës në SHBA mbetet i gjallë, gjë që duhet të ndihmojë në rritjen e shpenzimeve të konsumit në muajt në vijim.

“Impakti i uljes së stimulit fiskal të vitit të kaluar në SHBA, i kombinuar me norma më të larta interesi, do të moderojë rritjen këtë vit – pas zgjerimit të afërsisht 3 për qind në vitin 2018”, tha nënkryetari i hulumtimit dhe politikave në IMA, Raef Lawson.

Sipas këtij hulumtimi, tensionet në tregti mund të jenë një rrezik për ekonominë, përkundër vazhdimit të negociatave mes SHBA-ve dhe Kinës. Edhe pse janë në nivelin më të lartë, raporti përshkruan se tarifat e importit të Kinës të vëna nga SHBA, do të kenë një efekt modest në ekonominë amerikane. Por, kanë një efekt indirekt në humbjen e besimit të shkaktuar nga tensionet tregtare që kanë qenë faktor luhatjet e fundit në bursë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *