IKAF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Odën e Vlerësuesve të Malit të Zi

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) po e vazhdon këtë fillim-vit me ngjarje të mëdha, siç janë nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Të premtën, IKAF ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimin me Odën e Vlerësuesve të Malit të Zi (KPCG), përmes së cilës parashihet bashkëpunim në shumë drejtime, me dobi të dyanshme.

Drejtori i IKAF-it, Bujar Krasniqi, së bashku me drejtorin e KPCG, Gjorgje Rakoçeviq, kanë vlerësuar se kjo marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm për bashkëpunim të gjerë mes dy organizatave.

Në këtë Memorandum parashihet që të dyja palët të gjejnë fushat potenciale për bashkëpunim, të cilat do të jenë të pakufizuara.

Ndër pikat kryesore që pritet bashkëpunim, bazuar në Memorandumin e nënshkruar, janë:

– Organizimi i përbashkët i ngjarjeve si dhe avokim në çështje që ndërlidhen më fushën e vlerësimit dhe auditimit.

– Kontributi i ndërsjellë për rritjen e profesionalizmit në trajnime të auditmit dhe vlerësimit në Kosovë dhe Mal të Zi, promovimin e certifikatave profesioanle si dhe kontribut në kërkesat për rritje të cilësisë.

– Dy organizatat vlerësojnë se duhet shtuar komunikimin mes anëtarësisë, që do të shërbejë si ngritje e profesionalizmit.

– Shkëmbimi i syllabuseve dhe librave për nivelet e certifikimit si Vlerësues i Certifikuar Patundshmërive, Vlerësues i Certifikuar i Kapitalit (Bizneseve), Vlerësues i Certifikuar i Fabrikave dhe Makinerive, Vlerësues i Certifikuar i Aseteve të Paprekshme, etj.

– Dy organizatat janë pajtuar që të ngrisin bashkëpunimin edhe në trajnime, përmes shkëmbimit të eksperiencave, teknikave, etj. Bashkëpunimi në këtë aspekt, sipas këtij Memorandumi, parasheh organizimin e përbashkët e trajnimeve profesionale, si dhe mundësi të tjera.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *