IKAF vizitohet nga përfaqësues të KKRF-së

Udhëheqës të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), kanë pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) me qëllim informimin rreth mbarëvajtjes se punëve në Institut.

Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i IKAF-it, Bujar Krasniqi, ka njoftuar përfaqësuesit e KKRF-së për arritjet e Institutit në ngritjen e nivelit të cilësisë si dhe për memorandumet e nënshkruara me organizatat e nivelit ndërkombëtar dhe ato rajonal.

Krasniqi ka përmendur në veçanti nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me organizatën amerikane “IMA” të arritur se fundmi si dhe me organizata prestiogjioze rajonale, siç janë IIA Global dega në Mal të Zi dhe Oda e Vlerësuesve nga po ky shtet. Ai gjithashtu prezantoi të arriturat e IKAF-it në aspektin e seminareve që janë në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke potencuar që vetëm brenda vitit 2018, Instituti arriti t’i realizoi 14 sosh, duke e bërë të jetë lider në rajon në këtë drejtim.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *