Raportimi i Pasqyrave Financiare sipas Ligjit të ri

Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), më 28 dhe 29 shkurt, ka organizuar seminarin e radhës në Strugë- Maqedoni, me temën “Raportimi i Pasqyrave Financiare 2019, sipas kërkesave të ATK-së dhe KKKRF-së”.

Në këtë seminar, të vlefshëm për 9 kredi në Edukim të Vazhdueshëm Profesiona (EVP), është ligjëruar për temat rreth përgatitjeve të pasqyrave financiare dhe raportimin e tyre, të cilat kërkohen në bazë të Ligjit të ri, të aprovuar së voni.

Ligjëruesit Hajdar Hoxha dhe Sami Salihu, përmes rasteve studimore, diskutimeve në grup, shembuj praktikë dhe prezantimeve, duke sjellur para të pranishmëve në këtë seminar të rejat lidhur me këtë temë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë që në mënyrë praktike të marrin njohuri lidhur me Raportimet e Pasqyrave Financiare dhe Deklarimet Vjetore Tatimore dhe Raportimet sipas Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK 12 – Tatimet mbi Ardhurat) dhe sipas SNRF për NVM (Struktura dhe Përmbajtja e Raportimeve Financiare Vjetore).

Temat kryesore të trajtuara në kuadër të seminarit ishin ato që ndërlidhen me legjislacionin tatimor si:

Risitë në Administratën Tatimore të Kosovës;

Deklarimi vjetor PD, CD dhe DO;

Temat që shtjelluan në kuadër të Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim (5 EVP):

KKRF – Udhëzimin Administrativ Nr.01/2020 për Raportimet Financiare Vjetore të Mikro Ndërmarrjeve, si dhe format zyrtare për ilustrimin e prezantimit të Pasqyrave Financiare për Klasat I, II dhe III të Mikro Ndërmarrjeve:

Modeli Ilustrues i Prezantimit të Pasqyrave Financiare për Klasën I të Mikro Ndërmarrjeve;

Modeli Ilustrues i Prezantimit të Pasqyrave Financiare për Klasën II të Mikro Ndërmarrjeve;

Modeli Ilustrues i Prezantimit të Pasqyrave Financiare për Klasën III të Mikro Ndërmarrjeve apo

Modeli ilustrues i Prezantimit të Pasqyrave Financiare në pajtueshmëri me SNRF për NVM-të.

Ndërsa, në fund të seminari u ligjëruar edhe lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat të bazuara në Standared Ndërkombëtare të Kontabilitetit – SNK 12

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *