IKAF e bënë CMA-n realitet në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë e rajon, kanë nisur në Prishtinë ligjëratat në certifikimin amerikan CMA (Certified Management Accountant) me vlerë globale.

Instituti Amerikan për Menaxhim të Kontabilitetit (IMA) dhe Instituti për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), e kanë bërë të mundshme që për herë të parë certifikimi CMA të bëhet i mundshëm edhe për të interesuarit rajonit tonë. Ligjëratat e modulit të parë të CMA-s do mbahen nga profesoresha holandeze Brigitte de Graaff që vjen nga “Vrije Universiteit i Amsterdamit”.

Certifikimi CMA ndahet në 2 module kryesore, pjesë e së cilave janë lëndët që janë të përshtatshme me kërkesat e pozitave për të cilat ky certifikim është i krijuar.

Ndërsa afatet e provimeve për këto module, do të jenë gjatë muajit Maj dhe Qershor të këtij viti.  

CMA që renditet në top 3 certifikimet më të vlerësuara në botë në fushën e kontabilitetit dhe financave, u mundëson të certifikuarve që të jenë të listuar lartë për nga mundësitë që u ofrohen për punësim në të gjithë botën.

Ky certifikim është i dedikuar për të gjithë profesionistët e kontabilitetit apo financave që aspirojnë ngritje në nivel menaxherial.

CMA është përparësi e lartë edhe për ata që tashmë kanë një pozitë të lartë e që donë të pajisen me njohuri bashkëkohore në fushën e kontabilitetit dhe financave.

Modulet e CMA-së

Pjesa e parë: Planifikim Financiar, Performancë dhe Analizë

Vendime për Raportim të Jashtëm Financiar

Planifikim, Buxhetim dhe Parashikim të Perfromancës Menaxheriale

Menaxhmenti i Kostos

Kontroll i Brendshëm

Pjesa e dytë: Menaxhimi Strategjik Financiar

Analizë e Pasqyrave Financiare

Financa të Koorporatave

Analizë në Vendimmarrje

Menaxhement i Riskut

Vendimmarrje në Investime

Etika Profesionale

Disa nga sugjerimet për ligjërata dhe njohuri shtesë lidhur me CMA:

• Rekomandohet që mesatarisht të mësohet nga 150 në 170 orë

• Kalueshmëria botërore në këtë CMA është 50%

• Mesatarisht rreth 4000 mijë CMA certifikohen brenda vitit

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *