Pse ndërmarrësit dhe auditorët e brendshëm duhet të kenë kujdes nga Koronavirusi?

Epidemia e koronavirusit po sjell në fokus të qartë një çështje që shpesh anashkalohet nga organizatat – vazhdimësia e biznesit dhe gatishmëria për katastrofë.

Pasiguria rreth fushëveprimit dhe kohëzgjatjes së epidemisë aktuale ka filluar të ketë ndikim duke filluar nga organizatat që vlerësojnë planet e udhëtimit të punonjësve e deri tek investitorët që shesin dhe blejnë aksione, thuhet në një publikim në buletinin e IIA (Institute of Internal Auditors).

Me një potencial për të ndikuar në zinxhirin e furnizimit, produktivitetin e punëtorëve dhe marrëdhëniet me palen e tretë, drejtuesit e ndërmarrjeve si dhe auditorët e brendshëm duhet ta kenë parasysh rrezikun që vije nga shpërndarja dhe zgjerimi i këtij virusi.

Udhëheqësit e auditimit të brendshëm duhet që të paktën të jenë të përgatitur për të shqyrtuar dhe rekomanduar azhurnimet e nevojshme për pandeminë, gatishmërinë ndaj katastrofave dhe planet e vazhdimësisë së biznesit.

Në anën tjetër krimet kibernetike janë duke u intesifikuar, gjë që e vështirëson edhe më shumë përballjen e kësaj krize nga ndërmarrësit dhe auditorët. Një problematikë e tillë është duke u shfaqur në masë të madhe në Japoni. Kjo po ndodh përmes shpërndarjes së email-ve me udhëzime për t’u ruajtur nga virusi.

Në këtë publikim të IIA thuhet se të ashtuquajturit kriminelët kibernetik, janë duke përfituar shumë nga kjo gjendje e krijuar. Në këtë kuadër, organizatat duhet të jenë të gatshëm që të krijojnë protokole dhe praktika për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike siç janë fishing, pretexting dhe baiting.

Publikimin e plotë të IIA, të cilin IKAF e sjell për ju, mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

file:///C:/Users/IKAF02/Downloads/IIA-Bulletin-Rethinking-Preparedness-Pandemics-and-Cybersecurity-1.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *