Auditorë, a jeni të gatshëm për revolucion? (Raport)

Në fushën e financave, deri më tani përfshirje më të madhe në teknologji kanë gjetur kontabiliteti, taksat dhe auditimi i redinitur si i treti në këtë rangim.

Por kjo ka filluar të ndryshoj me kalimin e kohës. Duke avancuar teknologjia – Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi – shumë veprime po i përshtaten edhe Auditimit.

Përmes një hulumtimi nga “Accounting Today”, të realizuar përmes intervistave me ekspertë, është konstatuar se avancimi i veprimeve teknologjike në fushën e Auditimit do shpejtohen edhe më tejë në të ardhmen.

Përmes një tryeze virtuale të diskutimit, ekspertë të njohur të fushës së kontabilitetit dhe teknologjisë kanë paraqitur mendimet dhe parashikimet lidhur me këtë çështje.

Disa prej tyre e shohin këtë avancim si një moment si shumë mbresëlënës, ku ka mundësi që të shijohen ditët që janë duke shënuar ndryshimet epokale në fushën e avancimit të profesionit .

Ata i shohin këto ndryshime teknologjike si shumë të dobishme për fushën e auditimit të cilat, sipas tyre, e ngrisin efektshmërinë dhe kualitetin e profesionit në nivel shumë më të lartë.

IKAF sjell raportin e plotë në anglisht, i cili u jep lexuesve një njohje më të gjerë për periudhën e transformimeve të mëdha teknologjike që janë duke ndodhur në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *