Sektori publik dhe qeveritar duhet të raportojë në bazë të akrualit

Numri i shteteve që raportojnë pozicionet e tyre financiare mbi një bazë akruale pritet të rritet nga 37 në 98 deri në vitin 2023, duke u ngritur nga 25 përqind në 65 përqind, sipas një raporti të ri.

Një raport i publikuar të mërkurën nga ACCA (Association of Chartered Certified Accountants) dhe FNK (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistave) apo IFAC, ka gjetur se kontabiliteti akrual do të sigurojë një transparencë më të madhe financiare për qytetarët e këtyre vendeve dhe përfshin 30 rekomandime për zbatimin e bazës së akrualit në krahasim me kontabilitetin e parasë.

Raportimet me anë të keshit përdoren në një formë nga 75 përqind e qeverive në të gjithë botën, thuhet në raport, por argumenton se nuk jep pamjen më të saktë të shëndetit fiskal të një qeverie, as nuk lejon të bëhen planifikime në mënyrë të duhur për të kontribuar në zhvillim ekonomik, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e shërbimeve, programeve dhe infrastrukturës së nevojshme në të cilën mbështeten qytetarët, duke ndikuar kështu në humbjen e besimit të qeverisë nga qytetarët në aspektin e planfikimit financiar.

“Në këtë raport thuhet se përfitimet nga raportimi akrual në sektorin publik janë të shumta. Ky lloj i raportimit jep më shumë në aspektin e informimit financiar”, ka thënë Alex Mecalfe, udhëheqës i sektorit publik në ACCA si dhe autor i raportit.

Në këtë raport të cilin IKAF e sjell për lexuesit, thuhet se përkundër këtyre përparësive nga raportimet në bazë të akrualit, shumë shtete vazhdojnë që atë ta bëjnë në bazë të keshit.

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e plotë dhe raportin.

https://www.accountingtoday.com/news/accrual-accounting-on-the-rise-among-governments-worldwide

file:///C:/Users/IKAF02/Downloads/IFAC-CIPFA-Public-Sector-Index-2018-Status.pdf

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *