Pse CMA?

1. CMA hap dyert në botën e biznesit.

CMA është një kualifikim modern i përparuar, i njohur globalisht, që ndikon në rritjen aftësive të vijuesve të trajnimeve, për të marrë vendime financiare për kompanitë dhe institucionet. Nëse doni të merrni vendime ndërmarrësie, ndihmoni në drejtimin e kompanie apo institucioni, ose të jeni të përfshirë në biznes, CMA është bileta juaj. Kjo ju lejon të specializoni praktikën tuaj të kontabilitetit me një perceptim të saktë të kryqëzimit në mes të kontabilitetit dhe ndërmarrësisë.

Duke arritur të certifikoheni në CMA, ju do të mund të kuptoni qeverisjen e korporatave.

Këto njohuri ju lejon të qëndroni në një pozicion unik midis financave dhe menaxhmentit të një kompanie. Përderisa njëra nga detyrat kryesore të një CMA-je janë marrja e vendimeve për kompanitë në aspektin e financave, shumë prej tyre përfundojnë duke marrë më shumë një rol këshillimi për klientët e tyre.

Një CMA ofron njohuri të paçmuara në financa për të cilat kompanitë kanë nevojë për të qenë më efikase dhe profitabile. CMA-të në shumicën e rasteve punojnë në nivelin e lartë menaxherial, duke kontribuar edhe përcaktimin e drejtimit të organizatës. Të pajisur me aftësi të analizës së të dhënave, funksioni i CMA-s është krucial për grupin menaxherial.

Duke u kualifikuar si një CMA, mundëson që kontabilistët të cilët kanë ambicie për përfshirje në biznes, ta kenë të mundur që ta realizojnë atë.

Shkarko udhëzuesin e CMA-s në anglisht, për të marr më shumë informacione

2. CMA avancon karrierën tuaj

Duke ja mundësuar vetës një certifikim “CMA”, ju do të jeni në gjendje që të krijoni njohuri ekselence për të menaxhuar financat e një ndërmarrje. Njohuritë e marra në CMA janë vlerë e shtuar nga ato që arrini t’i përfitoni në nivelin bachelor edhe master. Sipas IMA (Institute of Management Accountant) 87% e të kualifikuarve në CMA kanë arritur që të kalojnë në nivele të larta menaxheriale në ndërmarrje dhe institucione të natyrave të ndryshme.

Disa nga pozitat që një CMA mund t’i kryej me sukses, sipas hulumtimit të IMA-s:
Kontabilist i stafit
Kontabilist i Kostos
Kontabilist Senior
Kontrollues
Analist i Buxhetit
Auditor i Brendshëm
Menaxher Financiar
Analist Financiar
Shef Ekzekutiv i Financave (CFO)
Kryeshef Ekzekutiv (CEO)
Zëvendës President i kompanisë / udhëheqës i financave
Udhëheqës i lartë i thesarit

Siç shihet, një CMA nuk është i mirë vetëm për pjesën operacionale të kompanisë, ai është edhe përfaqësues i mirë në konferenca, debate, e të ngjashme, pasi që posedon njohuri të thella analitike të financave dhe menaxhimit.

3. Një CMA rritë të hyrat

Një CMA fiton më shumë sesa një “jo-CMA”. Shumë e thjeshtë. Globalisht, kontabilistët me këtë certifikatë kanë të hyra 62% më të larta.
Pse duhet të bëhesh një CMA?
Me kalimin e kohës, dallimet po thellohen. Në vitin 2016, një CMA fiton vetëm 45% më shumë se një kontabilist i thjeshtë. Ndërsa viteve të fundit, dallimi në të ardhura mes CMA dhe kontabilistit të zakonshëm, po thellohet, duke kaluar në mbi 60%. Paga vjetore mesatare e një CMA në SHBA është rreth 80 mijë dollarë, ndërsa një CMA senior, arrinë pagë në mbi 120 mijë dollarë amerikanë.

4. CMA ju jep kredibilitet edhe status shoqëror

Një CMA i kupton numrat dhe financat më thellësisht se një kontabilist i zakonshëm. Një CMA, sipas IMA-s, mund të shpjegojë “Pse-n” që qëndron prapa numrave, jo vetëm “Çka”. Duke u kualifikuar në CMA, ju mund të dini më shumë rreth ndërmarrësisë sesa kontabilistët dhe më shumë rreth kontabilitet sesa që dinë ndërmarrësit.

IKAF u jep mundësi që të ndiqni ligjëratat në Kosovë

Për t’u certifikuar në CMA, ju duhet t’i ndiqni ligjëratat për të qenë të gatshëm të hyni dhe ta kaloni testin që është në formë elektronike. Me arritjen e kësaj certifikate, ju do të keni një dëshmi të fortë, me vlerë globale për të ushtruar detyra të larta menaxheriale. Me CMA, ju i pamundësoni udhëheqësve të ndërmarrjeve dhe kompanive që t’ju thonë jo pranimit dhe avancimit tuaj.

Për më shumë detaje, njihuni me informata shtesë në vegëzat e më poshtme:

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *