Ku mund të punoni me certifikim CMA?

CMA-të punojnë në ekipet e kontabilitetit, financave të korporatave dhe strategjive në një organizatë. Një i kualifikuar në CMA analizon të dhënat nga burime të shumta për të informuar përmirësimin e performancës. Për më tepër, ata jo vetëm që grumbullojnë numra për rishikim të brendshëm dhe analiza të buxhetit, por gjithashtu kontribuojnë në vendime strategjike të biznesit duke siguruar njohuri për gjendjen financiare të kompanisë.
Për më tepër, ata koordinojnë me menaxherët e tjerë të performancës për të propozuar përmirësime në lidhje me fuqinë financiare të kompanisë.

Cilat janë detyrat e një CMA-je të kualifikuar?

CMA-t janë të profesionistë të certifikuar për të operuar në punë si analiza financiare dhe planifikime financiare si buxhetimi, parashikimi, kontrolli I brendshëm, raportimi dhe etika profesionale. Në këtë aspekt, një CMA tipik i certifikuar nga Instituti për Menaxhim të Kontabilitetit (IMA) në SHBA, kryejnë detyrat si më poshtë:

– Identifikimin e mundësive për inevstime
– Të veproj si mentor apo mbikqyrës i kontabilistëve
– Përgatitja e Pasqyrave Financiare si Pasqyren e të Ardhurave, Bilancin e Gjendjes dhe pasqyrën e Rrjedhës së Keshit
– Të bëjë preznatim për nivelin senior të kompanive
– Të krijojë strategji për përmirësimin dhe menxhimin e risqeve të ndryshme të brendshme dhe të jashtme
– Aranzhimin e fondeve dhe financave

Ku mund të punojë një CMA?

Një CMA mund të punojë në pothuajse të gjithë fushëveprimtaritë, sektorët, llojet e ndërmarrjeve, institucione publike dhe qeveritare.
Disa nga industritë më të shpeshta që mund të punojë një CMA janë:
Prodhimtari
Shërbime arsimimi e edukimi
Minjera
Kompani të sigurimeve
Kompani të patundshmërive
Mjekësi dhe shërbime shëndetësore
Transport
Komunikim
Shërbime Publike
Ndërtimtari
Financa (Banka)

Për të qenë të informuar më në detaje rreth CMA-s dhe zbatimit të këtij kualifikimi në profesione të ndryshme, përcillni publikimet në IKAF.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *