Çka është CMA

Kualifikimi CMA (Certified Management Accountant) apo Certifikim për Menaxhim të Kontabilitet, siç do të mund të quhej në shqip, ka krijuar standard botëror dhe paraqitet si lider në fushën e menaxhimit të kontabilitetit dhe financave.

Ky certifikim qëndron bindshëm i pari në botë në fushën e menaxhimit të kontabilitetit. Kjo për faktin se ka unifikim të standardeve të ligjërimit dhe vlerësimit për të gjithë ofruesit e shërbimeve të tyre. Përveç kësaj, duke qenë se është certifikim amerikan, e bënë atë të pakrahasueshëm me certifikimet e ngjashme, pasi që sistemi financiar në SHBA është paraprijës i të gjitha sistemeve botërore.

Instituti i njohur amerikan, IMA (Institute of Management Accountants) njihet si krijuesi i këtij certifikimi. Ky institut në formë direkte dhe përmes partnerëve ofron trajnime në 140 shtete të botës, ndërsa ka certifikuar 50 mijë profesionistë. Përkundër kësaj, kërkesa për CMA po vazhdon të rritet në mënyrë rapide. Këtë e ilustron edhe shembulli i 4 kompanive më të mëdha botërore në fushën e kontabilitetit (Deloitte, Ernst and Young (EY), KPMG, and PricewaterhouseCoopers (PwC)) të cilat kanë kërkesë të madhe për të certifikuarit CMA (shih publikimin në anglisht).

Sipas raportimeve thuhet se kërkesat e katërshes së madhe (Big 4) për CMA ndërlidhen me pozitat:

• Menaxher dhe konsulet i Riskut
• Konsulent senior për Kontabilitet dhe Transformim të Raportimit
• Menaxher për strategji qeverisëse në sektor public
• Këshilltar apo menaxher në Sigurimin e Rsikut
• Senior Menaxher i Shërbimeve Ndërkombëtare të Taksave
• Menaxheri i Lartë Këshillëdhënës për Transformimin e Rrezikut

IMA si ofrues i këtij certifikimi, në mesin e partnerëve ndërkombëtarë, ka zgjedhur Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF) për të ofruar këtë certifikim për Kosovë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor (publikimi i plotë për arritjen e memorandumit mes IMA dhe IKAF).

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *