Përse biznesmenët duhet të ndërmarrin vlerësim të bizneseve e tyre dhe cilat janë përfitimet kryesore që rrjedhin nga ky proces!!!

Vlerësimi i Biznesit: A keni bërë vlerësim të biznesit tuaj në dymbëdhjetë muajt e fundit? Nëse jo, do të duhej ta konsideroni. Vlerësimi i biznesit ofron shumë fakte dhe numra në lidhje me vlerën e biznesit duke hulumtuar të dhënat e tregut, vlerat e aseteve dhe aktivitetet e rrjedhës së parasë në kompani. Çdo pronar biznesi duhet të ketë një pasqyrë të vlerësimit të biznesit në të cilën mund ti referohet. Dukë vlerësuar biznesin në baza vjetore, një pronar biznesi jo vetëm që mund evidentoj rritjen, por gjithashtu mund ta planifikoj rritjen për të ardhmen.

Çdo pronarë biznesi duhet të ketë një pasqyrë të vlerësimit të biznesit në të cilën mund ti referohet. Dukë vlerësuar biznesin në baza vjetore, një pronar biznesi jo vetëm që mund evidentoj rritjen, por gjithashtu mund të planifikoj rritje për të ardhmen.

Në vazhdim mund ti shohim 4 nga përfitimet kryesore që rrjedhin si rezultat i vlerësimit të biznesit

  1. Njohuri më e thellë e aseteve të kompanisë

Si pronar biznesi, është e rëndësishme të keni një vlerësim të saktë të aseteve të biznesit tuaj. Kalkulimet nuk mund të pranohen si vlerësime të vërteta sepse kalkulimet e pa u mbështetur në vlerësime të vërteta mund të shihen vetëm si llogaritje të shpejta apo gjeneralizime. Duke ditur sa më shumë gjetje të sakta financiare, ose numër vlerash që do të përfitohen nga proceset e vlerësimit, pronarët e biznesit mund të dinë se sa duhet të ri-investojnë në kompani dhe potencialisht në çfarë shume mund ta shesin kompaninë e tyre.

  1. Kuptim më të Gjerë të Vlerës Rishitëse së Kompanisë

Shpesh herë, pronarët e bizneseve nuk paramendojnë shitjen e kompanisë së tyre deri në momentin kur ajo ngjarje ndodhë. Megjithatë, është me rëndësi që shitja e kompanisë të mendohet që sot, edhe nëse ajo ngjarje nuk planifikohet të ndodhë në një periudhë kohore nga 2 deri ne 20 vjet nga sot. Duke ditur vlerën e sajë sot, ju do të keni mundësi që ti dedikoni më shumë kohë dhe rëndësi ngritjes së vlerës së kompanisë për të arritur një çmim më të mirë në momentin e shitjes.

Duke kuptuar vlerën rishitëse të kompanisë suaj, gjithashtu ju mundëson të negocioni çmim më të lartë gjatë shitjes së sajë. Një specialist i vlerësimit do t’ju ofrojë një listë të transaksioneve të krahasueshme për të forcuar qëndrimin tuaj ndaj çmimit më të mirë gjatë procesit të shitjes.

  1. Njohje më të saktë të vlerës së kompanisë

Çdo pronar biznesi mund ta ketë idenë se çfarë vlere mund të ketë biznesi i tij duke u bazuar në të dhëna të tregut. Megjithatë, vlerësimi i biznesit nga kompanitë me reputacion të mirë është në gjendje të vlerësojë me saktësi vlerën e kompanisë. Edhe pse vlerësimi i biznesit mund ta konfirmoj atë çfarë ju keni verifikuar duke u bazuar në të dhëna të tregut, vlerësimi i biznesit shkon përtej sajë duke ofruar shumë informata të detajuara shtesë. 

Për shembull, nëse jeni të interesuar të shisni biznesin tuaj, vlerësimi ju ndihmon ti identifikoni përparësitë dhe mangësitë e biznesit tuaj në krahasim me të tjerët që operojnë në industri. Përveç kësaj, raporti i vlerësimit të biznesit mund të shfaq pika apo fusha në të cilat biznesi juaj duhet të fokusohet në mënyrë që të ngritë vlerën rishitëse dhe përfituese.

  1. Fuqi më të lartë tregëtuese gjatë shitjes apo bashkimit me ndonjë biznes tjetër

Nëse ju është shfaqur ndonjë palë e interesuar për blerjen e kompanisë suaj, ju duhet të jeni i përgatitur ti tregoni vlerën e sajë, pasuritë kontingjente, si kompania është rritur dhe si mund të vazhdoj trendin e sajë të rritjes. Duhet të dini që shumica e palëve të interesuara do të tentojnë ta blejnë biznesin tuaj për shumë sa më të vogël që të jetë e mundur. 

Me vlerësim të biznesit, ju e dini saktë vlerën e kompanisë suaj dhe keni mundësi të negocioni çmimin shitës duke treguar trendet e rritjes së vlerës së kompanisë sipas vlerësimeve të biznesit të bëra në baza vjetore.

Nëse ju ofrohet më pak se sa vlera e treguar e kompanisë, refuzoni atë marrëveshje ose kërkoni të hyni në negocim ndërmjetësues. Kjo mund të rezultojë në një marrëveshje më të përshtatshme për të dyja palët.

Konkluzion

Pa marrë parasysh transaksionet e së ardhmes së afërt apo largët, kuptimi i vlerës së biznesit tuaj është shumë i rëndësishëm. Edhe nëse nuk keni menduar për shitjen e biznesit tuaj apo për blerjen e ndonjë biznesi, kurrë nuk është herët apo vonë ta bëni një plan të tillë. Hapi i parë në këtë proces është vlerësimi i atij biznesi. 
Nëse jeni individ i cili planifikoni të kualifikoheni si vlerësues biznesi profesionist dhe i certifikuar në Republikën e Kosovës dhe më gjerë,  këtë mund ta bëni vetëm në Institutin KAF.

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Vlerësues i Bizneseve i CertifikuarVBC Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 8 Vizitorë kanë aplikuar

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Vlerësues i Bizneseve i LicencuarVBL Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 1 Vizitorë ka aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *