3 Arsyet Kryesore për t’u bërë CMA

Në botën e kontabilitetit dhe financave, titulli Menaxher i Kontabilitetit i Certifikuar – Certified Management Accountant apo CMA është titulli më me zë në mbarë botën. CMA shpesh herë krahazohet me titujt CPA dhe CFP. Megjithatë, benefitet e të qenurit CMA janë unike dhe substanciale në mënyrën e tyre. Në fakt titulli CMA është një ndër thirrjet e pakta që njihet përtej kufijve ndërkombëtarë për shkak të peshës dhe vlerës së sajë unike globale në fushën që e trajton. 

Çdo vit shumë e më shumë kontabilist zgjedhin të ndjekin titullin CMA për arsye nga më të ndryshmet, siç mund të janë nga fleksibiliteti në karrierë, prestigji dhe shumë të tjera. Faktikisht një numër i mirë i CMA-ve të rinj arritën të fitojnë çmime të njohura siç është ai all-time high gjatë vitit 2019.

Përfitimet kryesore e të qenurit CMA

Çka saktësisht bën një CMA dhe përse është aq i kërkar ky titull? IKAF ka përmbledhur disa nga përfitimet e të qenurit CMA për t’ju ndihmuar ti kuptoni disa nga përparësitë kryesore që mund ti keni në këtë rrugëtim të çmuar të karrierës suaj!

Avancimi profesional

Një nga përfitimet kryesore e të qenurit CMA është që periudha gjatë përgatitjes për tu certifikuar për këtë titull ndikon shumë në zgjerimin enorm të njohurive mbi temat e kontabilitetit menaxherial.

Për më tepër, fitimi i titullit CMA ju mundëson të dalloheni nga kontabilistët dhe kolegët tjerë kur vjen në shprehje ngritja në pozitë apo hapja e thirrjeve për pozita të reja. Posedimi i thirrjes CMA pran emrit tuaj jo vetëm që ju dallon nga të tjerët në këtë fushë, por gjithashtu ofron besueshmëri të shtuar në kualifikimet tjera qe mund ti keni.

Arritja e CMA-së po ashtu mund të rrisë perspektivën tuaj profesionale sepse vet kalimi i provimeve sfiduese për këtë titull dëshmon njohurit tuaja mbi proceset e menaxhimit financiar. Dy pjesët e Provimit të CMA-së fokusohen në temat e planifikimit dhe menaxhimit financiar.

Kombinimi me kriterin për eksperiencë në fushën e kontabilitetit që gjithashtu përshkruhet në manualin për arritjen e titullit të CMA-së, forcon statusin tuaj për të qenë kontabilist i gjithanshëm dhe me eksperiencë.

Shumë CMA gjithashtu kanë për detyre që të mbikëqyrin, të japin detyra, dhe në përgjithësi të menaxhojnë stafin e kontabilitetit të nivelit më të ulët. Nëse jeni nga ata që paraprakisht pëlqeni të menaxhoni dhe monitorimi të tjerët, titulli i CMA-së mund të përshpejtoj rrugëtimin tuaj për në role apo pozita menaxheriale të nivelit të tillë.

Për më tepër, nëse jeni duke kërkuar mundësi të reja në karrierë, përfitimet e titullit të CMA-së ofrojnë mundësi për të orientuar karrierën tuaj më shumë në role që kanë të bëjnë me menaxhimi të kostos, dhe gjithashtu të dalloheni në komunitetin i kontabilitetit në përgjithësi. Eksploroni faqen e IMA-së për disa nga mundësitë e karrierës që CMA-ja mund të ju ofrojë

Shumica e CMA-ve punojnë apo janë pjesë e stafit drejtues të nivelit të lartë në firma apo kompani, dhe gjithashtu u besohet roli kryesor në marrjen e vendimeve për financa të kompanisë.  CMA-të gjithashtu përfitojnë nga të pasurit e përvojës në menaxhim të kostos; duke ndihmuar mbikëqyrësit ti shohin ata si kandidatët më potencial për promovimin e ardhshëm që mund të ndodhë ku atyre mund t’ju besohen role me përgjegjësi të shtuar.

CMA-të zakonisht punojnë ngushtë me nivelin udhëheqës (apo C-suite) dhe menaxherët për tu ofruar atyre këshilla dhe udhëzime financiare, meqë ata kanë ekspertizën e dëshmuar në marrjen e vendimeve financiare. Si rezultat, një rol i këtij niveli apo besimi të lartë zakonisht përkthehet në mundësi të përfitimeve më të mëdha financiare. Krahasuar me investimet minimale për arritjen e kësaj thirrje, CMA premton kthim shumë të shpejt në investimin tuaj.

Rritja e njohurive dhe aftësive financiare

Zakonisht kontabilistët të cilët vendosin të ndjekin CMA-në janë individ të pasionuar për kontabilitet dhe financa. Ndjekja e CMA-së kërkon që individët të kenë një parapëlqim dhe të kuptojnë mirë proceset themelore dhe ato komplekse të menaxhimit, meqë dy pjesët e provimit të CMA-së testojnë pjesë rreth këtyre temave. CMA-të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga zhvillimi i këtyre grupeve të aftësive kritike në mënyra nga më të ndryshmet.

Meqë fitimi i titullit të CMA-së kërkon njohuri të plotë dhe të zellshme të proceseve të kontabilitetit menaxherial, dhe më pas jetësimin e këtyre proceseve në praktikë, gjë kjo që u mundëson kandidatëve ngritje enorme të aftësive në këto fusha. 

Përtej kësaj, kryerja e detyrave si analiza dhe planifikimi i buxhetit, marrja e vendimeve për investime të rëndësishme dhe menaxhimi i riskut në punën e tyre të përditshme, u zgjeron atyre aftësitë profesionale dhe analitike.  Për këtë arsye, përshkrimi i përgjegjësive të CMA-së zakonisht është më i specifikuar se ai i kontabilistëve të përgjithshëm.

Përfitim tjetër i të qenurit CMA është avancimi dhe zgjerimi i karrierës, pasiqë profesionistët marrin më shumë përgjegjësi dhe detyra të nivelit menaxherial. Për shembull, shumë nga CMA-të merren me përgatitjen e të dhënave në forma të kapshme për bordet ekzekutive dhe nivelet tjera vendimmarrëse të kompanisë. Shumica e kontabilistëve fillestar dhe CPA-ve zakonisht nuk kryejnë kësi lloj detyrash. Si CMA, kontribuon direkt në qëllime më të mëdha të biznesit dhe me shumë gjasë analizon trendet e jashtme, punë kjo që zakonisht bëhet nga kontabilistët e nivelit të lartë.

Njohje ndërkombëtare

Nderi dhe prestigji i posedimit të titullit CMA nuk përkufizohet brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arritja e titullit CMA preferohet dhe respektohet shumë brena botës së kontabilitetit dhe financave, CMA është akreditim universal – në fakt, perspektiva e punës për CMA-të vazhdon të rritet në vazhdimësi – që nga 2019-ta numri global i CMA-ve të ri është rritur për 17%. (Burimi: IMA) 

Individët që posedojnë tituj apo certifikime tjera të fushës së kontabilitetit, në shumicën e shteteve u kërkohet të ritestohen në mënyrë që tu njihet aj titull apo certifikim. CMA-ja është një ndër të paktat që gëzon njohje ndërkombëtare. Në fakt, IMA i referohet CMA-së si “pikë referuese apo standard kryesorë i të gjithë kontabilistëve menaxherial dhe profesionistëve financiar’’ për arsye që është i njohur aq shumë dhe kryesisht i pranueshëm në mbarë botën. Pra CMA-të përfitojnë nga ky akreditim kur udhëtojnë apo ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit, pasi që titulli i tyre nuk është ekskluziv për vetëm një vend.

Meqenëse certifikimi CMA njihet dhe respektohet globalisht, kjo e bën atë zgjedhje ideale për kandidatët që pretendojnë të jetojnë ose punojnë jashtë vendit. Nëse firma ku ju punoni ka zyra ndërkombëtare ose punon me biznese jashtë shtetit, kjo mund të jetë zgjedhje e mirë për rrugëtimin tuaj në karrierë. 

Pse Instituti KAF?

Përfitimet e të qenurit CMA njihen mjaft mirë dhe kudo, dhe mund të çojnë në një sërë mundësish fitimprurëse dhe ngritje apo plotësim në karrierë. Kontaktoni Institutin KAF për të identifikuar rrugën më të lehtë dhe përshtatshme për arritjen e titullit CMA apo edhe kualifikimeve tjera të njohura ndërkombëtarisht.

01JanarGjithë ditën30DhjetorCMA Certification EnglishCertified Management Accountant (CMA) Lokacioni: Online 17 Vizitorë kanë aplikuar

09JanarGjithë ditën30DhjetorCertifikimi CMACertified Management Accountant (CMA) Lokacioni: Online 16 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *