Përfitoni nga mundësia e Njohjes së Moduleve dhe bëhu edhe KËSHILLTAR TATIMOR!

Jemi të lumtur më shumë se asnjëherë më parë, pasi që IKAF në Afatin e Regjistrimit, Tetor 2021 ka hapur Konkusin për Regjistrimin e kandidatëve të rinj, tashmë për 16 Kualifikime. Certifikime Profesionale të AKREDITUARA nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me ç’rast IKAF bëhet Shoqata e cila prinë me numrin më të madh të Certifikimeve të Akreditura në vend, rajon edhe Ballkan.

Për shkak të interesimit të madh të Kontabilistëve të Certifikuar për kualifikimet e reja që ndërlidhen me mundësinë e njohjes së moduleve tek Kualifikimet e reja, na lejoni të ju njoftojmë për njohjet që mund të përfitoni në dy nga kualifikimet më të reja të Akredituara “Këshilltar Tatimor” – Niveli i Parë dhe “Këshilltar Tatimor i Licensuar” – Niveli i Dytë:

Çka është Certifikimi “Këshilltar Tatimor”?

Këshilltar Tatimor është një certifikim për praktikuesit e taksave që kanë një njohuri dhe dëshirojnë të fitojnë njohuri të mëtejme mbi tatimet dhe përgatitjen e deklaratave tatimore me një ekspertizë në të gjitha çështjet gjithëpërfshirëse

Modulet të cilat i përmban Certifikimi “Këshilltar Tatimor”

–       KT1 Kontabiliteti Financiar

–       KT2 Ligjet e Biznesit

–       KT3 Tatimet

Sqarim: Të gjithë kandidatët të cilët janë të Certifikuar dhe mbajn titullin “Kontabilist i Certifikuar”, ju njihen të gjitha modulet e kualifikimit “Këshilltar Tatimor” – Niveli i Parë, dhe mund të përfitojnë edhe një Ceritifikatë më shumë, vetëm duke bërë pagesën e regjistrimit dhe anëtarësisë. Dhe automatikisht pajisen me Çertifikatë “Këshilltar Tatimor” dhe fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Kualifikimin “Këshilltar Tatimor i Licensuar”.

Çka është Certifikimi “Këshilltar Tatimor i Licensuar”?

Këshilltari i Tatimor i Licencuar është një certifikim për praktikuesit e taksave që kanë përvojë dhe dëshirojnë të sofistikojnë njohuritë të mëtejme mbi tatimet dhe përgatitjen e deklaratave tatimore me një ekspertizë në të gjitha çështjet gjithëpërfshirëse.

Modulet të cilat i përmban Certifikimi “Këshilltar Tatimor i Licensuar”

–        KT4 Raportimi Financiar dhe Analiza Financiare

–        KT5 Tatimet e Avancuara

–        KT6 Tatimet Ndërkombëtare dhe Tatimet në BE

Sqarim: Ndërsa, edhe në këtë kualifikim të gjithë kandidatët që mbajn titullin “Kontabilist i Certifikuar”, përfitojnë Njohje të Modulit “KT4 Raportimi Financiar dhe Analiza Financiare”, me ç’rast lirohen edhe nga pagesa e modulit.

Për më shumë detaje rreth Certifikimi Këshilltar Tatimor klikoni në fotografit më poshtë

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Këshilltar TatimorKT Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 18 Vizitorë kanë aplikuar

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Këshilltar Tatimor i LicencuarKTL Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 4 Vizitorë kanë aplikuar

01MarsGjithë ditën31KorrikCERTIFIKIM - Ekspert i Licencuar i Forenzikës FinanciareELFF Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 8 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *