Përfundon Seminari për rolin e zyrtarëve dhe menaxhmentit në implementimin dhe ndjekjen e rekomandimeve të auditimit

Instituti ka mbajtur Seminarin e radhës të organizuar në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (e obliguar edhe me standarde vijimi i së paku prej 30-40 orë brenda vitit).

Përgjatë dy ditëve, të pranishmit, fillimisht patën mundësi të ndjekin një prezantim më specifik dhe të shpalosur në lidhje me rëndësinë e rekomandimeve, qëllimin dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e efektivitetit të qeverisjes organizative, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Në këtë ngjarje, theks i veçantë iu kushtua rolit të Menaxhmentit jo-ekzekutiv dhe atij ekzekutiv si dhe zyrtarëve përgjegjës në implementimin e rekomandimeve dhe përmirësimin e proceseve si rezultat i tyre. Gjithashtu, në këtë drejtim një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të Kuvendit, Bordeve dhe Aksionarëve.

Përveç kësaj, të pranishmit patën mundësi që të shkëmbejnë informacione dhe njohuri në lidhje me veprimet praktike të cilat duhet të ndërmerren për përmbushjen si duhet të rekomandimeve.

Në seminar u diskutuan edhe plane praktike të veprimit, ndërsa të pranishmit patën rastin që nga këndvështrimi i Menaxhmentit dhe zyrtarëve së bashku, të mund të dizajnojnë një Plan veprimi për zbatimin e  rekomandimeve.

Në fund, konkluzioni i përgjithshëm nga të pranishmit ishte se kjo punëtori arriti të krijojë një rezon të ri për sa i përket angazhimeve që palët e audituara duhet të ndërmarrin në implementimin e rekomandimeve të auditorit.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *