
Kur flitet për biznese të vogla, shumica aludojnë se ato duhet t’i kushtojnë rëndësi mbajtjes së regjistrit të taksave. Megjithatë, ka edhe më shumë benefite tjera që bizneset e vogla I përfitojnë nga kontabilisti, siç janë rritje, përmirsimi dhe zgjerimi i biznesit.
Ekspertë botërorë tregojnë disa nga raportimet më të rëndësishme të kontabilitetit që duhet t’i kenë parasysh bizneset e vogla:
Pasqyra e të ardhurave
Bizneset e vogla duhet ta kenë këtë raport, të paktën në periudha mujore. Gjithashtu është mirë që të shikohet për trended, duke i karahasuar ato aktuale me të një viti paraprak, gjithashtu edhe mes periudhave mujore.
Kjo tregon se si të punohet më mirë dhe ndihmon që të rritet fokusi tek pjesët më profitabile të biznesit.
Bilanci i Gjendjes
Bilanci i gjendjes jep një pasqyrë të shpejtë se çfarë posedon biznesi dhe si paraqitet në kohën e përcaktuar.
I gjithë ekuacioni i kontabiliteti është i bazuar në Bilanc të Gjendjes. Ai tregon dallimin mes Aseteve dhe detyrimeve në raport me Ekuitetin.
Llogaritë e Pagueshme
Ju nuk punoni falas, dhe biznesi juaj nuk ka mision bamirës. Puna për të dërguar fatura është vetëm njëra pjesë e betejës. Gjithashtu duhet të siguroheni që ato të paguhen. Llogaritë e Arkëtueshme tregojnë se në çfarë gjendje jeni me mbledhjen e borxheve. Ju tregon se kush është vonuar për t’i paguar ato dhe për ata që kanë nisur t’i paguajnë me vonesë.
Të ardhurat nga Klienti
Për të parë se kush i posedon parat tuaja, ju duhet që të shikoni se kush u jep më së shumti. Raporti i të Ardhurave nga Klienti tregon se sa fitoni nga secili klinet dhe nga cili fitoni më së shumti gjatë një periudhe kohore. Bizneset e shërbimit dhe ato “freelance” mbështetën shumë në industrinë me klientë të rregullt. Për këtë arsye, ruajtja e raporteve me klientë kualitativë, sjellë të hyra të besueshme dhe të shëndetshme për kompaninë.