Ja pse bizneset e vogla kanë nevojë për nëpunës kontabiliteti

Ka shumë aplikacione që e lehtësojnë punën e nëpunësit të kontabilitetit (Bookkeeping). Por aplikacionet, jo gjithmonë mund të zëvendësojnë punën manuale të një kontabilisti. Për shembull, aplikacione si PlanetAccounting.org mund të kryejnë punë për dikë që nuk ka shumë njohuri për kontabilitet. Por nëse kërkohet që një biznes i caktuar të zhvillohet dhe në të njëjtën kohë të jetë efikas, atëherë duhet të delegohet puna tek profesionistët e duhur, në këtë rast te kontabilistët dhe nëpunësit e kontabilitetit.

Nëpunësi i kontabilitetit është përgjegjës jo vetëm për çështje të tatimit, apo për arsyen se një firmë duhet ta ketë një kontabilist. Një firmë nëse dëshiron të ketë raportim për gjendje financiare në 5 vjet e fundit dhe të jetë e sigurtë se ato janë bërë saktë, për nevoja të investitorëve apo bankave. Ose nëse dëshiron të ketë një pasqyrë të plotë financiare me raportim të fitimit dhe humbjes, atëherë këto nuk mund t’i bëjnë vetëm përmes aplikacioneve, pa pasur të angazhuar një profesionist.

Rast tjetër ku nevojitet një profesionist i fushës së kontabilitetit është momenti kur nevojitet një raportim gjatë një procesi të auditimit. Por edhe nëse asnjëherë nuk vije deri te ky rast më ekstrem, firmat e vogla do të kenë nevojë për të mbajnë dosje me dokumentacion që paraqesin gjendjen financiare të tyre.

Të dhënat e fundit tregojnë se 74% e pronarëve të bizneseve të vogla, nuk praktikojnë punësimin e një nëpunësi të kontabilitetit. Kjo mund të paraqes kosto të lartë për këtë lloj të bizneseve, në rast se paraqiten regjistrime jo të rregullta. Kështu që, edhe nëse punësohet një nëpunës kontabiliteti me orar jo të plotë, firma do të jetë e sigurt se ka një roje që kujdeset për çfarëdo probleme financiare.

Në fund të fundit, shkurtimi i kostos është diçka që secili biznes dëshiron ta bëjë. Megjithatë, në biznese, reduktimi i kostos në disa raste nuk është vendim i duhur dhe, si rrjedhojë, mund të shpije në gabime me pasoja katastrofike. Gabimet financiare, potecialisht mund të dështojnë tërësisht një biznes. Ndoshta rregulli më i mirë që duhet të ndiqet është: njohja e aftësive personale dhe shfrytëzimi i tyrë në mënyrë të duhur gjatë të bërit biznes dhe delegimi i veprimeve profesionale te profesionistët për t’i shmangur gabimet e kushtueshme.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *