Përfitoni nga mundësia e Njohjes së Moduleve dhe bëhu edhe MENAXHER I RISKUT!

Jemi të lumtur më shumë se asnjëherë më parë, pasi që IKAF në Afatin e Regjistrimit, Tetor 2021 ka hapur Konkusin për Regjistrimin e kandidatëve të rinj, tashmë për 16 Kualifikime/ Certifikime Profesionale të AKREDITUARA nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, me ç’rast IKAF bëhet Shoqata e cila prinë me numrin më të madh të Certifikimeve të Akreditura në vend, rajon edhe Ballkan.

Për shkak të interesimit të madh të për kualifikimet e reja që ndërlidhen me mundësinë e njohjes së moduleve, na lejoni të ju njoftojmë për njohjet që mund të përfitoni në një nga kualifikimet më të reja të Akredituara si “Menaxher i Riskut i Certifikuar”

Çka është Certifikimi “ MENAXHER I RISKUT I CERTIFIKUAR”?

Certifikimi në Menaxhimin e Riskut përqendrohet në elementët kryesor për zhbllokimin e potencialit të plotë të auditimit të brendshëm, dhe vërteton aftësinë e dikujt për të ofruar këshilla dhe siguri mbi menaxhimin e rrezikut për komitetet e auditimit dhe menaxhimin ekzekutiv.

Modulet të cilat i përmban Certifikimi “Menaxher i Riskut i Certifikuar”

–       MR1 Praktika e Auditimit të Brendshëm

–       MR2 Risqet dhe kontrollet Financiare

–       MR3 Menaxhimi i Riskut

Sqarim: 

-Të gjithë kandidatët të cilët janë të Certifikuar dhe mbajn titullin “Auditor i Brendshëm i Certifikuar”, ju njihen dy modulet e kualifikimit “Menaxher i Riskut i Certifikuar” – dhe mund të përfitojnë edhe një Ceritifikatë më shumë, vetëm duke bërë pagesën e regjistrimit dhe anëtarësisë dhe vijimin e një moduli sic është MR3 Menaxhimi i Riskut. Dhe pas kalimit me sukses te atij provimit mund të pajisen me Çertifikatë “Menaxher i Riskut i Certifikuar”.

-Kurse lirohen nga pagesa per njohjen e dy provimeve te dhena me parëne IKAF.

Për më shumë detaje rreth Certifikimit klikoni në rubriken më poshtë

03NëntorGjithë ditën05MarsCERTIFIKIM - Menaxher i Riskut i CertifikuarMRC Pjesëmarrja: Me pagesë Lokacioni: IKAF Prishtinë dhe Online 25 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *