IKAF jep shpërblimin HP All-In-One

Instituti KAF të premten me datë 15 Tetor 2021 dhuroi shpërblimin Kompjuter HP All-in-one për fituesen znj. Ilirjana Sutaj, e cila u shpall fituese e lojës, bazuar në rregullat që kishte vendos IKAF.

Instituti KAF ka pasur të hapur fushatën për promovimin e anëtarësisë elektronike prej datës 16.08.2021 deri me 30.09.2021, ku të gjithë anëtarët e IKAF-it që kanë fituar thirrjen për Certifikim kanë pasur mundësi të bëhen pjesë e lojës shpërblyese dhe të shpërndajnë anëtarësinë në rrjete sociale dhe të grumbullojnë sa më shumë vizitor.

Një ndër ta ishte edhe znj. Ilirjana Sutaj e cila arriti të grumbulloj më së shumti vizitor në profilin e saj dhe u shpall fituese e shpërblimit kryesor Kompjuter HP All-In-One.

IKAF i uron që ky kompjuter të bëhet urë për shumë suksese në të ardhmen!
Dhe i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e lojës.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *