Kanë filluar ligjëratat e grupit të parë në nivelin (TK)

Kanë filluar ligjëratat në modulin e parë të nivelit Teknik Kontabiliteti (TK) në Institutin për Kontabilitet, Auditm dhe Financa (IKAF).

Me këtë IKAF ka nisur ligjëratat e afatit të tetorit për këtë vit në të gjitha nivelet.

Në orën e parë të modlit “Kontabiliteti Financiar” F3, të ligjëruar nga profesori Hajdar Hoxha, studentët e sapo regjistruar në IKAF, patën mundësinë të njoftohen lidhur me temat e trajtuara në këtë modul.

Ata gjithashtu, u njoftuan nga përfaqësuesit e IKAF lidhur me atë që ofron Instituti, për të rejat dhe mundësitë e avancimit brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu studentët e këtij grupi patën rastin të mësojnë më shumë për arritjet e fundit nga IKAF në rrafshin ndërkombëtar me partneritetet dhe anëtarësimet në organizata me renome botërore dhe përfitimet që do t’i kenë në ndërkombëtarizimin e certifikimeve të tyre.

IKAF për studentët e nivelit Teknik Kontabiliteti tashmë ofron njojhe ndërkombëtare të certifikimeve përmes partneriteteve me organizatat britanike AAT dhe IFA.

Gjatë ditëve në vazhdim do të fillojnë me ligjërata edhe grupe të niveleve Kontabilist i Certifikuar (KC), Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik (ABC), Auditor i Jashtëm i Certifikuar (AC).

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *