Njoftim për pushimin dimëror të Institutit KAF

Instituti KAF njofton të gjithë anëtarët, bashkëpunëtorët dhe të interesuarit se, me rastin e festave të fundvitit, i gjithë stafi do të jetë në pushim dimëror në periudhën:

31 dhjetor 2025 – 07 janar 2026

Gjatë kësaj kohe, shërbimet administrative, komunikimi dhe mbështetja për anëtarë do të jenë të pezulluara përkohësisht.

Instituti KAF do të rifillojë punën dhe ofrimin e shërbimeve nga data 08 janar 2026, duke vazhduar me përkushtim aktivitetet profesionale, trajnimet dhe programet e certifikimit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.
Ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2026, me shëndet, suksese dhe arritje të reja profesionale.

Instituti KAF
Ndërtojmë besim. Fuqizojmë profesionistë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *