Filluan ligjëratat në modulet KC F5 – Menaxhimi i Performancës dhe AC P2 – Raportimi i Korporatave

Instituti KAF njofton se kanë filluar ligjëratat në dy module të rëndësishme profesionale: KC F5 – Menaxhimi i Performancës dhe AC P2 – Raportimi i Korporatave, të cilat janë pjesë e programeve të certifikimit profesional në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

KC F5 – Menaxhimi i Performancës

Ligjëruese: Xhyldane Kiçmari

Ky modul synon të pajisë vijuesit me njohuri praktike dhe analitike për menaxhimin e kostove, vendimmarrjen financiare dhe matjen e performancës organizative.

Temat që do të ligjërohen:

  • Kostot speciale dhe teknikat e menaxhimit të kontabilitetit
  • Teknikat e vendimmarrjes
  • Buxhetimi
  • Kostoja standarde dhe analiza e mospërputhjeve
  • Sistemet e menaxhimit të performancës, matjes dhe kontrollit

AC P2 – Raportimi i Korporatave

Ligjërues: Hajdar Hoxha

Moduli AC P2 fokusohet në raportimin financiar të avancuar, analizën e pasqyrave financiare dhe zhvillimet bashkëkohore në standardet kontabël.

Temat që do të ligjërohen:

  • Detyrat profesionale dhe etike të kontabilistit
  • Korniza mbi raportimin financiar
  • Raportimi i performancës financiare të njësive ekonomike
  • Pasqyrat financiare të grupeve të njësive ekonomike
  • Njësitë ekonomike të specializuara
  • Implikimet e ndryshimeve në rregulloret kontabël mbi raportimin financiar
  • Vlerësimi i performancës dhe pozicionit financiar të njësive ekonomike
  • Zhvillimet e fundit në raportimin financiar

Certifikimi

Vijuesit e të dy moduleve kanë mundësi të pajisen me:

  • Certifikatë pjesëmarrjeje, në rast se ndjekin trajnimin pa iu nënshtruar testit përfundimtar
  • Certifikatë suksesi, në rast se i nënshtrohen dhe e kalojnë testin përfundimtar

Këto trajnime janë të përshtatshme për kontabilistë, auditorë, financierë dhe profesionistë që synojnë të avancojnë njohuritë dhe karrierën e tyre profesionale.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *