Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve 2025: IKAF ndërton të ardhmen e profesionistëve

Prishtinë, 18 Dhjetor 2025

U mbajt Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit KAF, një takim me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Institutit, i zhvilluar më datë 18.12.2025, në selinë e IKAF-it, me fillim nga ora 17:00.

Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u miratuan vendime kyçe për vitin 2026, që konfirmojnë drejtimin e qartë të Institutit drejt rritjes, modernizimit dhe forcimit të rolit të tij profesional:

• Plani Vjetor i Punës për vitin 2026, i orientuar drejt zhvillimit të karrierës, inovacionit dhe shërbimeve moderne;
• Programi për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Cilësisë së Punës, që garanton standarde të larta profesionale; dhe
• Plani Financiar për vitin 2026, që mbështet investime të reja në trajnime, rritjen e cilësisë dhe teknologji.

U zhvilluan edhe diskutime të hapura për çështje me interes të drejtpërdrejtë për anëtarët dhe kandidatët e rinj.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe arritjeve të fundit të IKAF-it, ku u theksua rritja e dukshme e interesimit për t’u bashkuar me Institutin, si rezultat i shërbimeve cilësore, qasjes praktike në trajnim dhe digjitalizimit të shumicës së shërbimeve dhe programeve profesionale. Këto zhvillime po e bëjnë IKAF-in gjithnjë e më tërheqës për profesionistë të rinj dhe me përvojë që kërkojnë avancim real në karrierë.

Instituti KAF vazhdon të ndërtojë një komunitet profesional të fortë, të hapur dhe modern, ku vendimet merren me transparencë dhe vizion afatgjatë.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *