Njoftim për aplikim si i papunë

Linku për Aplikim: Forma për Aplikim

Linku për Njoftim: Njoftim për Aplikim

Ju njoftojmë se aplikimi për tu regjistruar si i PAPUNË do të bëhet në këto metoda:
1.  REGJISTRIMI ONLINE duke shfrytëzuar linkun e WEB faqes së Agjencisë së Punësimit, secilit punëkërkues do t’ju mundësohet marrja e shërbimeve përmes uebit. Po ashtu përmes uebit  aprk.rks-gov.net do të bëhet regjistrimi i punëkërkuesve online (sqarim më poshtë).

2.    PËRMES E-MAILIT duke dërguar formularin e plotësuar (shkarko formularin Forma për Aplikim) tek Udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Komunën tuaj, në e-mail adresën e Udhëheqësit të Zyrës ( Lista e Kontakteve ne Aneksin e këtij njoftimi Njoftimi dhe Lista e Kontakteve) nëse KENI PROBLEM me formularin i dërgoni këto të dhëna në e-mailin e shënuar më lart si: Numri i letërnjoftimit, emri, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes, vendi i lindjes, vendbanimi i përhershëm, gjinia, etniciteti, statusi martesor, numri i telefonit mobil (OBLIGATIV), e-maili, adresa, statusi i punësimit, edukimi, profesioni, patentë shoferi, përvoja e punës, aftësitë e kufizuara.

3.   APLIKIMI FIZIK do të bëhet në Zyrën e Punësimit në komunën përkatëse për ata qytetarë, që kanë problem të aplikojnë sipas metodës 1 dhe 2 dhe bëhet në këtë mënyrë, duke marrë APLIKACIONIN NË FORM FIZIKE tek zyra pritëse apo recepcioni i Zyrës së Punësimit në komunën tuaj dhe të njëjtin pas plotësimit duke e dërguar në të njëjtin vend. Keni parasysh që kontakti me stafin e Zyrave të Punësimit nuk është i lejuar për arsye të shmangëjes së përhapjes së COVID-19.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *