Krijimi i kontabilistëve të së ardhmes: Si të kalohet nga studimi në klasë në atë online

Si pasojë e shpërthimit të pandemisë COVID-19, apo Virusit Korona, shumë veprimtari në mbarë botën kanë ndaluar përkohësisht punën nga zyrat, për ta zëvendësuar me punën nga distanca.

Njëlloj kanë vepruar edhe institucionet ndryshime arsimore siç janë shkollat e fakultetet, por edhe shoqatat për edukim profesional. 

Në të gjithë botën, organizata/shoqata që merren me edukim profesional, veçanërisht në atë të profesionit të kontabilitetit, janë duke e bërë transformimin e ligjëratave, nga ato në klasë, në mësim elektronik, që ndryshe njihet edhe si mësim nga distanca apo edhe online. 

Ekspertë amerikanë të fushës së ligjërimit në Kontabilitet, përmes një publikimi në ”AccountingToday” propozojnë që, të gjitha ngjarjet që deri më tani janë bërë përmes grupimeve fizike, të kalojnë në atë virtuale. Sipas tyre, përveç ligjërimit, në online mund të organizohet edhe seminaret, takimet, panairet dhe të ngjashme.

Ata parashohin që edhe përkundër gjendjes së krijuar nga COVID-19, kontabilistët duhet të mësohen me këso lloje ngjarjesh edukative, duke pasur parasysh se teknologjia është duke e imponuar një gjë të tillë. Pra ata shohin se periudha digjitale po shkon në drejtim të krijimit të ngjarjeve të tilla. 

Por si e shohin ata arritjen e një përgatitje të tillë për studentët e kontabilitetit?

Sipas ekspertëve amerikanë, studentët të cilët deri më tani nuk kanë qenë shumë të familjarizuar më ngjarjet online, duhet t’i ndjekin ligjëratat online të cilat i ndihmojnë ata që të kenë qasje edhe në ngjarje tjera online si:

Fjalime virtuale

Profesorët në SHBA janë duke i shqyrtuar të gjitha opsionet që t’i mbajnë studentët e angazhuar gjatë kësaj periudhe. Puna nga shtëpia, u mundëson kontabilistëve që të mbajnë 10 deri në 15 minuta ligjërata dhe të japin shembuj nga jeta e tyre duke rrëfyer tregime personale. 

Praktikë në punë (Intership) virtual

Disa studentë, fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe krize, mund t’i humbin përkohësisht apo përfundimisht vendet e tyre të punës. Në të njëjtën kohë, për shumë kompani nuk ka përfunduar puna, sidomos në këtë periudhë të tatimeve. Për këtë arsye, shumë kontabilistë profesionistë dhe menaxherë të burimeve njerëzore, mund të krijojnë një të ashtuquajtur “pishinë me studentë” kandidatë për të punësuar, me orar të shkurtuar apo të plotë, për t’i mundësuar atyre të jenë të angazhuar, njëkohësisht edhe për t’i ndihmuar kompanive përkatëse. 

Panaire të Karrierës dhe ngjarje të rrjetëzimit virtuale

Mund të organizohen panaire dhe ngjarje tjera që ndërlidhen me rrjetëzim në formë online, përmes video konferencave dhe takimeve informuese virtuale. Gjithashtu, pjesëmarrësit në ngjarje te tilla, mund të hapin llogari të tyre për të prezantuar kompanitë, ashtu edhe studentët.

Përveç këtyre, mund të organizohet edhe veprimtari tjera si:

Tutoriale virtuale dhe webinar-e për fillestarë,

Mentorim virtual etj.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *