
Të brengosur, shqetësuar, frikësuar. Këto janë ndjenjat që klientët tuaj mund t’i kenë tani. Ju duhet t’ia bëni me dije se nuk do të kenë probleme me kontabilitet. Ato janë vetëm emocione. Për t’i bërë ata të kuptojnë që këto shqetësime nuk janë reale, kontabilistët duhet që t’i bindin ata (klientët) që janë duke u kujdesur në vazhdimësi. Dhe, tani është koha që t’ia bëni me dije një gjë të tillë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju t’i gjeni menjëherë zgjidhje, pasi që edhe po të donit, ju si këshilltar i kontabilitetit, nuk do të mund ta bënit një gjë të tillë në këtë kohë të pandemisë COVID-19. Ky kujdes ka të bëjë më shumë që ju t’u tregoni se jeni aty për ata. Duhet t’i dëgjoni. Po ashtu ndërlidhet me faktin se ju shërbeni si një burim i rëndësishëm për ta, në momentet kur marrin vendime. Në fakt, kjo është ajo çka këshilltarët e bëjnë gjatë gjithë kohës për klientët e tyre.
Edhe klientët, njëjtë sikurse kontabilistët, në këtë kohë pandemie, brengosen për probleme të ngjashme. Edhe ata brengosen për më të dashurit e tyre që janë në rrezik nga virusi. Ata janë të brengosur për familje dhe shokët e tyre. Janë të brengosur për shkurtimin e vendeve të punës. Ata janë të brengosur për rrezikun e shuarjes së biznesit. Gjithashtu, ata brengosen edhe për balancimin mes kujdesit të fëmijëve dhe cilësisë së punës nga shtëpia. Tashmë është e kuptueshme. Të gjithë jemi duke e përjetuar të njëjtën situatë. Kështu që kontabilistët duhet jenë të gatshëm për të ndihmuar në këto aspekte klientët e tyre.
Ekspertë të kontabilitetit propozojnë një sërë veprimesh që kontabilistët duhet t’i ndërmarrin në këtë kohë izolimi për klientët e tyre.
Në kuadër të tyre, ata i kanë klasifikuar tetë veprime virtuale:
Asnjëra nga këto aktivitete nuk janë vështirë të realizueshme, të shtrenjta ose që kërkojnë kohë. Megjithatë, ata e vlerësojnë këtë dhe shërben për të rritur besimin dhe të krijoni emër të mirë (goodëill) dhe empati tek klientët, gjë e cila do të paguhet me vite të tëra.