
Prishtinë, 19 Prill 2025 – Instituti KAF organizoi me sukses seminarin profesional me temë “Auditimi dhe Rishikimi i Pasqyrave Financiare (Qasja Praktike)”, i cili u mbajt më 19 prill 2025, nën ligjërimin e z. Bezad Halilaj.
Ky seminar mblodhi së bashku profesionistë nga fusha e auditimit, kontabilitetit dhe menaxhimit financiar, për të zhvilluar një qasje praktike dhe të strukturuar mbi procesin e auditimit dhe rishikimit të pasqyrave financiare, në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, raportimit financiar dhe praktikat më të mira profesionale.
Programi i seminarit përfshinte raste praktike dhe diskutime interaktive, me fokus në temat kryesore si:
Gjithashtu, u zhvilluan aktivitetet kryesore të auditimit të jashtëm, duke përfshirë:
Pjesëmarrësit përfituan aftësi të reja për ndërtimin dhe zbatimin e një plani efektiv të auditimit, njohuri mbi përdorimin e mjeteve të auditimit dhe analizën e rreziqeve, si dhe u pajisën me certifikatë të pjesëmarrjes dhe materiale trajnimi.
Seminari ishte i dedikuar për auditorë të jashtëm dhe të brendshëm, kontabilistë, ZKF, anëtarë bordesh dhe komitetesh të auditimit, si dhe për profesionistë nga institucione publike dhe private, OJQ-të dhe sektori i mikrofinancës.
Instituti KAF falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë ngjarje profesionale, si dhe z. Bezad Halilaj për ndarjen e ekspertizës së tij të vlefshme.