
Ferizaj, 23 Prill 2025
Në kuadër të përkushtimit të Institutit KAF për të ofruar mundësi praktike dhe përvoja reale për studentët e tij, më 23 prill 2025 u organizua një vizitë studimore në kompaninë prodhuese “EUROMETAL” SH.P.K., me seli në Ferizaj. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e komponentës praktike të Modulit Kontabilitet Menaxherial, në kuadër të programit profesional “Teknik i Kontabilitetit”.
Vizita u udhëhoq nga znj. Mejreme Kransiqi Sasdiku, Udhëheqëse e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme në IKAF, e cila theksoi rëndësinë e integrimit të përvojës praktike në formimin profesional të studentëve dhe shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me kompaninë EUROMETAL. Gjithashtu, znj. Mejreme Krasniqi-Sadiku i shoqëroi dhe mbështeti studentët gjatë gjithë aktivitetit, duke siguruar që përvoja të jetë sa më e dobishme dhe ndërvepruese për ta. Prania dhe angazhimi i saj dëshmuan edhe njëherë rëndësinë që IKAF i kushton cilësisë në procesin e të mësuarit praktik.
Njohje nga afër me menaxhimin financiar të një industrie prodhuese
Studentët u mirëpritën nga znj. Arbnore Musliu-Kunushefci, përfaqësuese e kompanisë EUROMETAL dhe njëkohësisht studente e certifikuar e IKAF si Auditore e Jashtme dhe Auditore e Brendshme për Sektorin Privat dhe Publik. Ajo ndau përvojën e saj profesionale me studentët, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi menaxhimin financiar të një kompanie prodhuese dhe sfidat me të cilat përballet një industri në rritje.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me:
EUROMETAL – Një histori suksesi dhe rritjeje të qëndrueshme
E themeluar në vitin 1997 nga z.Njazi Musliu, EUROMETAL ka evoluar nga një ndërmarrje e vogël në një prej kompanive më të suksesshme në sektorin e prodhimit të metaleve për ndërtimtari në Kosovë. Aktualisht, me mbi 100 punëtorë aktivë, kompania eksporton rreth 95% të produkteve të saja në tregjet ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e madh të ndërmarrjeve vendore.
Bashkëpunimi ndërmjet arsimit dhe industrisë – një vlerë e shtuar
Vizita në EUROMETAL përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për studentët që të përballen me realitetin e tregut dhe të kuptojnë konkretisht aplikimin praktik të njohurive teorike. Kjo iniciativë e Institutit KAF është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar ura lidhëse ndërmjet arsimit profesional dhe industrisë, duke përgatitur studentë të aftë dhe të gatshëm për tregun e punës.
IKAF shpreh mirënjohjen e veçantë për mikpritjen e znj. Arbnore Musliu-Kunushefci dhe kompanisë EUROMETAL, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të të gjitha palëve të përfshira. Një falënderim i veçantë i shkon edhe ligjërueses znj.Xhyldane Kiçmari dhe studentëve pjesëmarrës për angazhimin dhe interesimin e treguar gjatë vizitës.




