Në ambientet e Instituti KAF, u mbajt smeinari me temën: “Marrëdhëniet kontraktuale të shoqërive tregtare, kontestet dhe mbrojtja juridike në Gjykatën Komerciale”

Rreth 50 auditor e kontabilist nga organizata e biznese të ndryshme vijuan sot seminarin.

Në fjalën e hapjes, Drejtori Ekzekutiv z.Bujar Krasniqi, i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi punën shumë të rëndësishme që janë duke e bërë në ushtrimin e profesionit dhe ruajtjen e vlerave, kredibilitetin e tyre si dhe përfaqësimin dinjitoz të cilët ata ua bëjnë bizneseve të cilat i kanë nën menaxhim. Ai përmendi edhe vështirësit në punën e tyre si dhe posaqërisht rëndësin e hartimit të kontratave si dhe mbrojtja e tyre juridike pranë Gjykatës Komerciale.

Në këtë seminar ligjërata u mbajt nga ekpertë të fushës përkatëse si z.Imri Semetishti, Ligjërues në IKAF, jurist i diplomuar dhe ekpert në fushën ligjore, po ashtu për të elaboruar edhe pjesën praktike, me anë të rasteve studimore ligjëroi edhe z.Nazmi Bajrami, Ligjërues në IKAF, Auditor i Certifikuar, me një përvojë shumë të gjatë në fushën e menaxhimit të bizneseve dhe kontraktimit të konsulencës në fushën e kontabilitetit, tatimeve dhe këshillave të tjera financiare.

Seminari u ndjek me një interesim të jashtzakonshëm dhe ju shërbeu pjesëmarrësve për të mësuar më shumë rreth hartimit të kontratave të ndryshme (posaqërisht kontratave të konsulencës), kontestve dhe mbrojtjes juridike në Gjykatën Komerciale.

Në përmbyllje të seminarit pjesëmarrësit u shprehen falenderues për këtë temë të seminarit mjaftë të qëlluar, dhe të gjithë pjesëmarrësit përfituan Certifikatë me 5 orë EVP/CPD.

KAF Institute – Certifikimi i Kontabilisteve, Auditoreve dhe Financiereve 

#trainer Imri Semetishti & Nazmi Bajrami 

#IKAF #seminar #contracts #consulting #prishtine

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *