Filloi ligjëratat trajnimi profesional “Teknik i Kontabilitetit”, gjenerata e re Tetor/2023.

Sot, më datë 09 Tetor filloi një rrugëtim i ri për kandidatët të cilët zgjodhën Institutin KAF për tu çertifikuar me trajnime profesionale të akredituara.

Niveli i Parë “Teknik i Kontabilitetit” filloi ligjëratat me Modulin: TK-F3 Kontabilitet Financiar, ku ligjërues i këtij moduli është Dr. Lirim Lani – Auditor i Çertifikuar dhe Ligjërues në IKAF.

Në fjalin hyrëse të ligjëratës para studentëve foli znj. Mejreme Krasniqi Sadiku, Udhëheqëse e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme, e cila mes tjerash ju dëshirojë mirëseardhje anëtarëve të rinjë dhe shprehu vendosmërin dhe gatishmërinë e gjithë ekipës së Institutit për të bashkpunuar ngushtë me secilin anëtarë për çdo kërkesë, sugjerim apo ankesë.

Ky trajnim ju ofronë mundësinë të bëheni një ekspert në fushën tuaj të preferuar ose të mësoni aftësi të reja që mund t’ju ndihmojnë të keni një avantazh konkurrues në tregun e punës.

Ju sot dëshmuat se keni vendosur qëllime të qarta theksoi mes tjerash znj.Krasniqi-Sadiku.

Trajnimi në Klasë ju mundëson të shpërndani ide dhe eksperiencë me kolegët tuaj, krijoni kontakte të reja dhe krijoni marrëdhënie të rëndësishme profesionale që mund të ndihmojnë në zhvillimin e karrierës suaj në të ardhmen.

Trajnimi Online: Fleksibilitet dhe akses me zhvillimin e teknologjisë, trajnimet online janë një opsion gjithnjë e më tërheqës.

Tetori është koha për profesionistët të cilët duan të mësojnë pa ndërprerje në karrierën e tyre aktuale. Këto trajnime ofrojnë fleksibilitet kohor dhe mundësinë për të aksesuar trajnimet nga kudo në botë.

Tetori është muaji adekuatë për të nisur rrugëtimin tuaj të ri të arritjeve profesionale dhe avancimit tuaj në punë.Mos mendo, bashkohu profesionistëve për të ndërtuar një karrierë profesionale edhe ti.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *