Instituti KAF njofton të gjithë anëtarët që dëshirojnë që t’i ri-ndjekin ligjëratat

Instituti KAF njofton të gjithë anëtarët që dëshirojnë që t’i ri-ndjekin ligjëratat në trajnimin për certifikim të caktuar, mund ta bëjnë këtë nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Nuk duhet të ketë borxh në regjistrimet e mëparshme;
  • Të ketë paguar (ose shlyer detyrimin) e një trajnim të tillë më parë, pa mbetur asnjë detyrim;
  • Të kenë paguar antarësin dhe të jenë anëtarë aktiv;
  • Dhe të paguajnë VETËM 50% e çmimit të trajnimit për ri-vijim të ligjëratave.

Shënim: Zbritja nuk vlenë për antarësi apo provime, por vetëm për vijimin e trajnimit, përkatësisht përsëritjen e ligjëratave.

Ju rikujtojmë se vendet janë të kufizuara dhe kjo mundësi nuk do vazhdojë pa afatë, por vetëm deri në plotësim e vendeve të caktuara.Kjo është një mundësi shumë e mirë për gjeneratat që e kanë regjistruar trajnimin e caktuar dhe ende nuk i kanë përfunduar provimet.

18ShtatorGjithë ditënApliko për ri-ndjekje të ligjëratave me 50% Zbritje11 Vizitorë kanë aplikuar

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *