Ndikimi i Koronavirusit: Trump kërkon shtyrjen e afatit për raportime tatimore

Koronavirusi ndikon edhe në shtyrjen afatit për raportime tatimore në SHBA.

Kjo ka qenë kërkesa e presidentit të SHBA-ve, Donalt Trump, i cili në një konferencë në zyrën e tij ovale ka kërkuar nga kongresi që shkrutojë taksat ndaj pagave, si pjesë e masave që janë ndërmarr për ruajtujen e ekonomisë si pasojë e ndikimit të virusit Korona, i cili është shndërru në pandemi.

“Duke përdorur autoritetin e urgjencës, unë do të udhëzoj Departamentin e Thesarit që të shtyjë pagesat e taksave, pa kamatë ose gjobitje, për individë të caktuar dhe bizneset me ndikim negative”, ka thënë presidenti Trump, duke iu adresuar opinionit.

“Ky veprim do të sigurojë më shumë se 200 miliard dollarë likuiditet shtesë për ekonominë. Më në fund, unë po i bëj thirrje Kongresit të sigurojë amerikanëve një lehtësim të menjëhershëm të taksës së pagave. Shpresojmë që ata do ta konsiderojnë seriozisht këtë kërkesë”.

Periudha e fundit për përfundim të taksave apo e njohur në SHBA si “tax deadline” tradiconalisht përfundon më 15 prill, mirëpo deri më tani thesari dhe insitutcionet tjera relevante, ende nuk kanë dhënë një vendim të prerë, nëse dëshirojnë të shtyjnë këtë afat.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *