Si duhet të silleni në periudhën e raportimeve tatimore?

Periudha e raportimeve tatimore mund të jetë një nga mundësitë më të mira për kontabilistë apo firma të kontabilitetit ose të konsiderohet si një luftë e mjerueshme.

Ka firma të kontabilitetit që gjatë sezonës së taksave kalojnë një periudhë me shumë ankthe si pasojë e mos menaxhimit dhe koordinimit të punëve dhe detyrave. Mirëpo, ka edhe të tilla që e shijojnë këtë periudhë, duke qenë se i kanë planifikuar me kohë aktivitetet e tyre.

Ekspertë të kontabilitetit japin praktika të shumta se si kjo periudhë e ngjeshur dhe me shumë aktivitete e kontabilistëve, të kalojë pa probleme dhe orë të shtuara të punës. Ata përmendin proceset si stafin e trajnuar mirë, planifikimin e koordinuar midis klientit, përgatitësit dhe recensentit, përdorimin efikas të softuerit, proceset efektive të rishikimit, një atmosferë të vazhdueshme mësimi dhe një duzinë praktikash të tjera më të mira.

Mirëpo, sipas tyre, gjëja kryesore që firmat e kontabilitetit duhet ta kenë parasysh në funksionimin e tyre në raport me klientët, sidomos në periudhën e raportimeve, është qasja pozitive e tyre. Firmat me qasje pozitive në raport me partnerët dhe klientët i bënë ato më të suksesshme në raport me ato firma që kanë qasje negative.

Nuk u kushton asgjë dhe nuk u kërkohet kohë shtesë pronarëve të kompanive të kontabilitetit që të jenë pozitivë, të lumtur dhe konstruktivë më parnerët, klientët dhe stafin.

Ekspertët amerikanë të kontabilitetit u propozojnë kontabilistëve dhe udhëheqësve të firmave të kontabilitetit që sfidat mos t’i shohin si luftë, por si përditshmëri të punës. Kërkojnë që ata të jenë të qetë dhe të paraqesin lumturi e pozitivitet. Të jenë mirënjohës ndaj stafit.

Në këtë aspekt, ekspertët që bartin një eksperiencë të gjatë e të sukseshme kontabilitet, konstatojnë se mënyra se si sillet udhëheqësi i kompanisë, rrezaton edhe tek stafi, gjë që ndikon edhe në performancen e punës.

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *