IKAF lanson platformen e ligjëratave “Online”

Menaxhmenti i Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), ka marr vendim sot që të anulohen të gjitha provimet dhe që ligjëratat në të gjitha nivelet të zhvendosen nga formati në klasë në atë “Online”.

IKAF këtë vendim e merr në përputhje me masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë, virusit “COVID-19”, i njohur si Koronavirus.

Me këtë rast, IKAF ka vendosur që platformen e ligjëratave “Online” ta vë në funksion menjëherë, për të mos e penguar rrjedhën e edukimit. Kjo platformë, të cilën IKAF do ta aktivizojë tani, është paraparë të lansohet në muajin shtator të këtij viti. Përmes kësaj, studentët do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata live dhe interaktive, përmes së cilave do t’u mundësohen edhe pytje direkte për ligjëruesit.

Në rast se, pas ligjëratës së parë, nuk e shihni të përshtatshme ndjekjen e ligjëratave në këtë formë, studentët do të kenë mundësi t’a bëjnë këtë të ditur përmes një pyetësori që IKAF do ta lëshojë dhe do e zhvendosë në një grup të ligjëratave në klasë, por në një datë të pacaktuar.

Ligjeratat do të mbahen në orarin e përcaktuar sipas grupeve të caktuara dhe niveleve përkatëse. 

Administrata e IKAF do t’ju mbajë të informuar për të gjithë hapat që do të ndërmirren në vazhdim!

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *